Fjala e presidentit ne OKB
E hene 24 Shtator 2012 1840
Bujar Nishani Shqiperia mbeshtet shtrirjen e sundimit te ligjit ne rajon dhe inkurajon dialogun politik mes vendeve fqinje ne Ballkanit. Keshtu eshte shprehur presidenti Bujar Nishani gjate fjales se tij ne asamblene parlamentare te Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork. Zoti Nishani tha se vendi yne perkrah iniciativat e BE-se per stabilitetin e rajonit.
Shqiperia ka bere punen e saj per nje fqinjesi te mire bazuar ne dialogun dhe bashkepunimin e ndersjelle. Ne mbeshtesim te gjitha iniciativat e BE-se per sundimin e ligjit ne rajon. Vleresojme rolin e EULEX-it per paqen dhe sundimin e ligjit ne Kosove. Duke folur per shtetin me te ri ne Ballkan zoti Nishani vleresoi opinionin e Gjykates se Hages per Pavaresine e Kosoves. Shqiperia do te mbeshtese mandatin e gjykatave nderkombetare per rolin e tyre ne luften ndaj padrejtesive dhe vendosjen e standardeve ne interes te paqes dhe sigurise. Ndonjehere opinionet e ketyre gjykatave jane dhe ne disfavor te shteteve qe hapin ceshtjet sic ishte rasti i legjitimitetit te pavaresise se Kosoves. Diskutimi per sundimin e ligjit ne asamble eshte mbajtur nje dite pas debatit te sesionit te 67 ne OKB.
Komente
Facebook