Ish-te perndjekurit ne greve urie
E hene 24 Shtator 2012 1615
Ish-te perndjekurit ne greve urie Pas protestave te shumta qe ne disa raste jane shoqeruar edhe me sulme fizike ndaj ministrave deputeteve te mazhorances e madje dhe vete kryeministrit Berisha ish te burgosurit politik kane nisur greven e urise.
Prej dy ditesh 9 prej tyre jane vendosur ne oborrin e nje ndertese ne Tirane duke deklaruar se nuk do te dalin pa u plotesuar kerkesat per marrjen e demshperblimeve qe u takojne me ligj. Kryetari i Shoqates se ish te burguarve politik Gjergj Ndreca thote se deri tani pervec premtimeve qeveria nuk ka bere asgje per kete shtrese ndersa cdo dite shume prej tyre po vdesin pa mundur te marrin ate qe meritojne. Grevistet thone se kane zgjedhur qellimisht nje ambient te hapur per greven e urise ne menyre qe te gjithe ta shikojne se ata do te sakrifikojne deri ne fund. Nderkohe shume ish te burgosur te tjere politike jane shprehur te gatshem ti bashkohen greves.
Komente
Facebook