E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala e specialistit/Rama flet për dhunën ndaj grave

Dreka e grave socialiste është shndërruar dje në një manifestim hipokrit e ogurzi, ku për dhunën ndaj tyre ka ligjëruar Edvin Kristaq Rama, një specialist i provuar i dhunës ndaj tyre. Shkatërrimi i jetës së ish-bashkëshortes, fundi traumatik me partneret R.M e D.F si dhe perversitetet që shoqëruan orgjitë e ’91 apo “festat” e Kullës së Pezës janë një histori që s’e ndaluan kryesocialistin të fliste dje për vlerat e gruas e të familjes, edhe pse ai për vete s’mundet të bashkëjetojë dot me to

Edi Rama, i njohur dhe personifikuar si “tipiku” i dhunuesit ndaj grave, për imoralitetin e tij, dje ka tentuar të pëdorë një tkaim me gartë, në Ditën e tyre Ndërkombëtare, për të dhënë leksione mbi ndalimin e dhunës ndaj tyre, kur ai vetë, ka shembuj konkretë, të bërë publike edhe në media (shumë herë madje), që me gratë që i kanë qendruar pranë gjatë jetës së tij, në mënyrën më të zellshme, nuk e ka kursyer dhunën fizike.
Për pafytyrësinë e tij, kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama ka organizuar dje me rastin e 8 marsit një drekë në një restorant në periferi të kryeqytetit me fondet e padeklaruara të bashkisë. Përpos deputetëve të grupit parlamentar, drejtuesve të lartë të rinj dhe të vjetër të selisë rozë (ylberiste), kanë qenë afro 350 gra të Forumit Socialist, nga e gjithë Shqipëria që dje mësohet se kanë asistuar në një drekë luksoze, gjatë së cilës kryetari i PS përfitoi nga rasti për të shpalosur premtimet elektorale të radhës.
Kryebashkiaku Edi Rama, e shfrytëzoi drekën, të paguar me fondet e taksapaguesve të banorëve të Tiranës, për të bërë politikë, ndërkohë që ka tentuar “të lajë mëkatet” e tij për ato që ai shquhet, dhunën ndaj grave, duke apeluar kundër kësaj dhune.
Paradoksalisht Rama është ndalur dje në fjalimin e tij para grave, edhe te dhuna në familje, ndonëse të vetën e ka rrënuar vite më parë pikërisht për shkak të saj, bile ka rrëgjuar edhe nja dy narkopërpjekje të tjera, gjatë viteve të pluralizmit, për një familje formale. “Janë të shumta rastet që lidhen me gra që sot janë prapa hekurave, për shkak të veprimeve ekstreme ndaj burrash agresorë. Ashtu sikundër janë fatkeqësisht jo të pakta rastet që agresorët që kanë vrarë gruan apo vajzën janë liruar pas pak kohësh, nën pretekstin e gjendjes depresive. Dëshiroj të them sot, se ne e konsiderojmë detyrimin tonë, që të bëjmë çdo përpjekje që elementët ekstremë apo elementët e provueshëm të dhunës në familje t’i bëjmë pjesë të krimeve penale. Ky është sigurisht një detyrim, që nuk buron nga shpirti i ndëshkimit, por nga ai shpirt drejtësie që karakterizon shumë prej vendeve të zhvilluara, ku dhuna që lidhet me krimin në familje, trajtohet pikërisht përmes kodit të procedurës penale”, deklaroi Rama.
Ndërkohë, para kësaj deklarate të djeshme hipokrite të Edi Ramës, shembuj konkretë e denoncojnë atë për dhunë deri edhe fizike, me pasoja të rënda.
Është i njohur rasti i dhunës sistematike të Edi Ramës, ndaj ish-bashkëshortes së tij, aktores së mirënjohur Matilda Makoçi, dhunë e cila u transferua edhe në sallën e gjyqit, ku kryteari i ardhshëm i PS-së do ta justifikonte dhunën ndaj saj dhe kërkesën për divorcin me sajesën se ish-bashkëshortja dhe i ati kishin pasur lidhje intime, çka sillte edhe dyshimet për atësinë e djalit të tij.
Ish-bashkëshortja e tij, tashmë ende vuan ende pasojat e dhunës së Edi Ramës, ndërkohë që të tjera femra të jetës së tij, nuk patën ndonjë lidhje më të lumtur.
Dhuna e Edi Ramës ndaj shoë-girl R, M, është më shumë se anekdotike dhe me një fund, jo aq të këndshëm, për femrën e radhës në jetën e kreut të PS-së. Dëshmitë e fqinjve dhe të klientëve në restorant Piaca flasin për vesin e “specialistit” për dhunën ndaj grave.
Në morinë e femrave me një fat jo të mirë, në lidhjet intime me Edi Ramën, nuk mungon as D. F., lakuriqësia e së cilës me Edi Ramën, është e fiksuar tashmë edhe në fotot që kanë bërë xhiron e botës, foto të një lidhjeje që ka përfunduar sigurisht me një fund gjithashtu traumatik për partneren e fotove nudo.
Dhuna fizike ndaj grave, si “vlerë” e Edi Ramës, është njëra pjesë e shijeve të tij perverse. Pjesa tjetër ka të bëjë me marrëdhënie orgjirash në grup, ku shoqërisë së Edi Ramës, këtë herë nuk i mungojnë meshkujt e tipit A.K., S.N dhe E.T, me partnerët (a partneret) respektive të gjithsecilit prej tyre, denoncuar tashmë edhe nga media, apo nga selia e PD-së.
Me këtë histori kaq të pasur, së cilës po i numërohen vetëm faktet publikisht të njohura e jo ato ende pak të njohura të marrëdhënieve në kullën e Pezës, merret me mend se dreka e djeshme e grave socialiste shndërrohet në një drekë të gabuar, e cila në vend që t’i kushtohej ngritjes së kultit të femrës dhe të nënës, është shndërruar në një spektakël hipokrit e ogurzi, ku ka ligjëruar “specialisti” Edvin Kristaq Rama se si rrihen gratë, vajzat e partnerët që të qendrojnë pranë, kudoqofshin ato, në shtëpi, në bashki, në selinë e PS-së apo në kullën e Pezës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›