Formula për ruajtjen e shtetit dhe identitetit!
Kandidatët për kryetar shteti e bënë xhiron e parë. Dëgjuam e çfarë nuk dëgjuam, por nuk dëgjuam formulën për zgjedhjen e problemit të emrit dhe identitetit maqedonas. Kjo do të thotë se dyert e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe EU do të mbeten të mbyllura. Anija e Maqedonisë goditet nga dallgët e forta të stuhisë ballkanikë. Si t'ia bëjmë? Do të mundohem të jap kontributin tim për të dalë prej kësaj situate. Të fillojmë me më elementaren: Çka duhet të dimë? Duhet të dimë se drejtësi dhe e drejta kanë për qëllim vendosjen e rregullit në kaosin politik ndërkombëtarë, por edhe sot e kësaj dite ligjet e real-politikës sundojnë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Duhet të dimë se emocionet janë armiku më i madh i real-politikës. Duhet të dimë se sado i fuqishëm të jetë një shtet, ai nuk është i gjithëfuqishëm. Duhet të dimë se shtet e vogla në rrethana të caktuara politike mund të kenë rol vendimtarë për rrjedhat më të gjerë politike. Duhet të dimë se pesha e tyre vjen në shprehje kur balancojnë ekuilibrat politikë. Si të veprojmë? Argumentit të forcës që përdor një shtet i fuqishëm t'i përgjigjet me forcën e argumenteve.. Arrogancës së fuqisë t'i përgjigjemi me mjeshtrin e krijimit të miqësive. Të ecim përpara me drejtësinë, pa harruar se shpata është ajo që e ndan drejtësinë në politike. Deficitit historik t'i përgjigjemi me ide për të ardhmen. Nga të nisemi? Nga këtu ku jemi sot. Kthimi në histori na shpie në një hapësirë pafund, sepse historisë nuk i dihet fillimi. Parashikimi i të ardhmes është e pamundur, asaj nuk i dihet fundi. Të filloni sot, në këtë vend, sepse nesër bëhet vonë. Ku është qendra e rëndimit? Për Maqedoninë lavjersi i politikës së jashtme duhet të vendoset në politikën e brendshme. Letra më e fort e Maqedonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të jetë politika e brendshme. Çfaeë është me prioritet? Gjithmonë përparësi duhet të ketë shtetit karshi idenitetit.
Të mundohemi t'i arsyetojmë këto të thëna. Politika e jashtme është e pamoralshme dhe nuk ka rregulla në funksionim. Aktori politik në shumë raste në marrëdhënie me jashtë duhet të zgjedhë ndërmjet parimit të së drejtës që është në kundërshtim me interesat e shtetit të vet dhe pragmatizmit politik që i garanton të mira ekonomike, politike apo të sigurisë për shtetin e vet. Nëse qëndron stoik në të drejtën, ai tradhton interesat shtetërore. Nëse i ruan interesat shtetërore, ai e tradhton drejtësinë. Andaj, çfarëdo qëndrimi që të merr në fund ai është i pamoralshëm. Pasi amoraliteti politik është i paevitueshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare praktika tregon se politikanët më tepër preferojnë ta tradhtojnë drejtësinë për interesa të shtetit. Fundja, ajo sjell poenë politik tek publiku vendor ku mbahen zgjedhjet. Opinioni publik pozitiv në shtëpi u garanton karrierë politikanëve. Karriera nuk sakrifikohet për principe.
Politika e jashtme është e paparashikueshme. Shtetet si aktor kryesorë në politik-bërjen ndërkombëtare funksion në bazë të sistemeve të ndryshëm politik. Me shtetet udhëheqin pushtete demokratike, autoritare, totalitare e jodemokratike. Një botë ku aktorët kanë stile të ndryshme të sjelljes, është shumë e pa parashikueshme. Mënyra e qeverisjes në vend reflekton në sjellja e shteteve në arenën ndërkombëtare. Kurrë nuk e dini se çfarë do të sjell në arenën politike ndërkombëtare një totalitarë apo autoritarë. Kush e din se çfarë ka ndërmend. Ahmadin Nexhati, Putini e Çavezi të bëjnë me naftën, gazin apo armatimin bërthamorë. Çfarëdo që të hanë ata, neve do na mpihen dhëmbët. Kriza energjetike, kriza e Gjeorgjisë dhe së fundi kriza globale ekonomike janë refleks i politikave të brendshme të shteteve. Kjo tregon se sa e paparashikueshme është skena ndërkombëtare politike.
Si të veprohet: Strategjia dhëmbë për dhëmbë dhe sy për sy është kombinim i humbur për Maqedoninë. Zhvillimi i sensit të nuhatjes së momentit është e një rëndësie jetike për shtete e vogla. Një shtet i madh dhe i fuqishëm është faktor me rëndësi në politikën reale ndërkombëtare. Por, momentet e paparashikuara që e karakterizojnë botën globale, ata i bëjnë shumë të lëndueshëm. Ata shumë rëndë i ndërrojnë strategjitë dhe politikat. Shteti i vogël është më fleksibil dhe më lehtë adaptohet në situata të ndryshimeve që mund të ndodhin në regjion dhe më gjerë. Në botë sot ndodhin dridhje që i prishin ekuilibrat dhe balancat. Këto janë momentet kur krijojnë përparësi komparative. Në këso situata një shtet i vogël mund të jetë më me rëndësi se një shtet i madh. Ky është momenti ynë.
Si ta mbrojmë emrin e shtetit dhe identitetin e kombit? I madhi Reshelie do të thotë: "çdo gjë për shtetin". Ta mbrojmë dhe ruajmë shtetin që të fitojmë identitetin, duhet të shtojnë maqedonasit! Kjo duhet të jetë motoja parazgjedhore. Kësaj duhet t'i prinë maqedonasit dhe ta ndjekin të tjerët. Shtetet janë të vetmit lojtarët që luajnë në arenën ndërkombëtare. Gjersa keni shtet jeni në lojë për ruajtjen e identitetit. Popujt pa shtet nuk kanë përfaqësues në kancelaritë ndërkombëtare. Përfaqësuesit e tyre i gjen në listën e terroristëve, rebelëve, trafikantëve ndërkombëtarë. Një popull që arrin të organizohet në shtet ka arritur stadin më të lartë të tij, ai është komb dhe ka identitet. Një popull pa shtet mund që kurrë të mos formojë identitet. Shteti është mburoja më e mirë për ruajtjen e identitetit. Nëse është kështu, atëherë pyetja nuk është si ta ruajmë identitetin, por si ta ruajmë shtetin që ta garantojmë identitetin?!
Përgjigjja është: Republika e Maqedonisë mund të ruhet dhe forcohet vetëm nëse bazohet mbi këto shtylla: demokraci, siguri, barazi. Formula që do ta ndërtoj shtetin për ta ruajtur identitetin është: "demokraci + siguri + barazi = shtet = identitet". Formula që mund ta rrënojë shtetin është: "identitet - demokraci - siguria - barazia = 0 shtet". Matematika politike është e qartë: një 0 shtet nuk mund të ketë identitet. Andaj, oferta politike duhet të jetë: "gjithë për shtetin që të garantojmë identitetin. Operacionalizim politik i kësaj formule duhet të jetë sa vijon: Kërkesë për shpallje moratorium për debatet historik rreth identitetit kombëtarë maqedonas në të dy vendet. Promovim i patriotizmit kushtetues karshi atij nacional në Maqedoni. Konsensus ndëretnik 3 vjeçar për mos inicim të temave të rënda ndëretnike (riorganizimi i shteti) në vend dhe bartjen e debatit për pakicat maqedonase jashtë vendit në Këshillin e Evropës. Konsensus partiak dhe ndëretnik për organizim të referendum brenda 6 muajve pas zgjedhjeve për autorizim të Këshillit veri-atlantik të NATO-s që të formojë grup ekspertësh ndërkombëtarë neutral që do ofrojnë zgjedhje të pranueshme për faktorin ndërkombëtarë minus Greqia. Zgjedhja e ofruar detyrimisht të pranohet prej Greqisë dhe Maqedonisë. Zgjedhja e ofruar nuk mund të ketë opcion shpërbërjen e shtetit. Zgjedhja të ofrohet më së voni brenda një viti pas referendumit, kohë gjatë së cilës NATO merr përsipër garantimin e plotë sovranitetit të shtetit. Pas mbarimit të këtij afati Maqedonia me automatizëm të bëhet anëtare e NATO-s dhe të fitoj datën për fillimin e ngociatave për anëtarësim në EU.