E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria përgatitet për të hyrë në BE, nënshkruan me Brukselin memorandum

Nënshkrimi ka për qëllim realizimin e një programi informimi “Evropa për qytetarët”,për qytetarët shqiptarë. Pritet miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë

TIRANE - Qeveria nënshkruan në Bruksel me BE-në, memorandumin “Evropa për qytetarët”, një program informimi për qytetarët shqiptarë. Ndërkohë, mësohet se ky Memorandum ka shkuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe pritet të miratohet së shpejti.
Në kushtet kur Shqipëria po afrohet gjithnjë e më shumë drejt BE-së, qeveria shqiptare është duke bërë të mundur që çdo politikë apo strategji t’u përshtatet rregullave të këtij komuniteti. Jashtë kësaj vëmendjeje nuk kanë mbetur qytetarët e thjeshtë të cilët në të shumtën e rasteve nuk kuptojnë avantazhet e hyrjes në Bashkimin Evropian. Shumica e shqiptarëve perceptojnë se me hyrjen në BE, përfitimi i vetëm do të jetë udhëtimi pa viza. Integrimi në Bashkimin Evropian përfshin një gamë të tërë sjelljeje të shtetit në kushte të reja, për të cilat qytetarët duhet të informohen
Në kuadër të kësaj, qeveria shqiptare nënshkroi në Bruksel pak kohë më parë, memorandumin e mirëkuptimit “Evropa për qytetarët”, një program i cili do të financojë informimin e qytetarëve shqiptarë. Nëpërmjet këtij programi, me fonde të BE-së, do të realizohet një fushatë e tërë informimi për qytetarët në lidhje me integrimin në këtë familje.
Programi do të nisë që këtë vit me informimin e qytetarëve shqiptarë të cilët do të jenë më të informuar për sa i përket temës se ç’do të thotë të jesh qytetar i BE-së, ku përfiton dhe ku humbet.
Avantazhet, çfarë do të fitojë vendi, çfarë do të humbasë si dhe çfarë do të fitojnë qytetarët e thjeshtë?, do të jenë temat e këtij programi, i cili ka si synim që të përgatisë qytetarët shqiptarë si qytetarë evropianë.
Programi ka nisur të zbatohet në disa vende që nga viti 2004, duke parë përvojën me Bullgarinë dhe Rumaninë, qytetarët e së cilave, patën ankesa nga hyrja në BE. Ndonëse në kushte krejt të tjera nga këto vende, Shqipëria do të përfitojë nga ky program për të sensibilizuar qytetarët. Bullgaria dhe Rumania hynë me shpejtësi në BE, duke bërë që jeta të ndryshojë shpejt në ato vende, pasi hyrja në zonën e euros u shoqërua me rritje çmimesh, me reformat të shpejta dhe me një pesimizëm te qytetarët.
Shqipëria ka zbatuar një program më korrekt në kohë dhe hapësirë. Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit ka bërë që kufijtë ekonomikë të hiqen në mënyrë graduale, si dhe në të njëjtën formë Shqipëria ka realizuar reforma. Hyrja në BE e Shqipërisë nuk do të ndodhë papritur dhe kur të ndodhë, qytetarët nuk do të përballen me të papritura.
Qëllimi i programit “Evropa për qytetarët” ka si synim të promovojë pjesëmarrjen e demokracisë, dialogun ndërkulturor, zhvillimin social, rritjen e njohurive mbi ndikimet e politikave të përbashkëta që realizon BE-ja si dhe më e rëndësishmja, punësimi në të gjitha vendet e BE-së.

I pari lider shqiptar që intervistohet nga televizioni prestigjioz “Aljazera”
   
Kryemisnitri Berisha viziton sot Katarin, nënshkruhen
marrëveshje të rëndësishme në fushën e investimeve

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Katar, me ftesë të homologut të tij, Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani.    
Në kryeqytetin Doha, Berisha dhe emiri i Katarit do të nënshkruajnë dy marrëveshje të rëndësishme, për mbrojtjen e investimeve në të dy vendet respektive.
Kreu i qeverisë shqiptare, pritet të ftojë biznesin e Katarit që të investojë në Shqipëri. Falë edhe politikave produktive të ndërmarra nga qeveria në dobi të afrimit të investimeve të huaja, Berisha do të bëjë një rezyme të përgjithshme mbi klimën e biznesit në vendin tonë. 
Gjithashtu, kryeministri Berisha, është i ftuar special në televizionin prestigjioz “Aljazera Channel”, ku do të japë një intervistë “live” për më shumë se 30 minuta, i pari lider shqiptar që merr pjesë në. Më tej, Berisha do të zhvillojë një takim me rreth 30 përfaqësues të botës së biznesit në qendrën Katar Foundation.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›