E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalët e fundit të policit që u vetëvar

komMë jep 20 mijë lekë  borxh dhe mi bëj hallall nëse nuk ti kthej më.Kjo ka qenë biseda e fundit që 50 vjeçari Ndue Kolthi, ka bërë me komshiun ,pra se tI jepte fund jetës duke u vetëvarur me rripin e pantollonave  në Komisaritin nr 3.

50 vjeçari, jetonte në një apartament të vogël në kryeqytet, sëbashku me bashkëshorten,dhe kanë qenë shumë të lidhur sëbashku, pasi të dy ishin rritur në jetimore.

Komshinjë rrëfejnë se Kolthi ka qenë njeri mjaft i sjellshëm, ndonëse ishte konsumues i alkoolit.

Ishte i sjellshëm dhe gojëëmbël, por e tepronte ndonjëherë se pinte shmë dhe shumë herë të tjera më ka  thirrur gruaja  e tij në mes të  natës që ta ndihmoja-pohon komshiu për “GSH”-në.

Ai tregon se me lekët kishte paguar prronarine e lokalit , madje atë natë që është shoqëruar në komisariat ka qenë i pirë.

Edhe natën që ai kishte varur veten, kishte pire shumë. Ndoshta edhe lekët prandaj mi ka marrë. Forcat e policisë e kishin gjetur në anë të rrugës  të shtrirë dhe të gjakosur. E kishin marrë  dhe e kishin çuar në spital, ku i kishin bërë edhe serum.Pasi kishin pritur që ti dilte pija, e kanë shoqëruar në komisariat dhe në momentin që ka qenë në sallë vetëm, ka varur veten-rrëfen komshiu./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›