Plagos me thikë shoferin e autobusit dhe faturinon. 16 vjeçari: Nuk pyes as babain tim
Një 16-vjeçar ka plagosur me thikë fatorinon dhe shoferin e autobusit të unazës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autobusin e unazës në kryeqytet pranë farmacisë nr.10.
Dëshmitarët kanë rrëfyer se 16-vjecari ka deklaruar se ai do të ulet ku të dojë dhe nuk pyet asnjeri, as babanë e tij. Më pas 16-vjecari ka nxjerrë thikën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur fatorino dhe shoferi i urbanit.
Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët udhëtonin në këtë linjë, ndërkohë që janë lajmuar dhe forcat e komisariati numër 4 që kanë arrestuar menjëherë 16-vjeçarin.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe kanë marrë mjekimet e nevojshme për plagët e lehta e marra gjatë konfrontimit.