E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalim emocionues i Ramës për nënën dhe bashkëshorten e tij

Në aktivitetin e organizuar nga Partia Socialiste me rastin e “Ditës së Nënës”, lideri i opozitës, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim prekës.

Kreu i PS-së tha se nëna e tij ka pasur peshë të rëndë për shkak të akuzave që politika ka bërë për djalin e saj. Ai tha se me PS-në në pushtet ky model i të bërit politikë do të ndryshojë dhe nënat dhe bashkëshortet nuk kanë pse të lëndohen për përfshirjen e djemve apo bashkëshortëve të tyre në politikë.

Rama shprehu falënderim për nënën e tij, Anetën, duke thënë se ajo është pikë referimi për të. Rama ftoi Anetën që t’i shkulte veshin. Vetë Aneta, u shpreh se ndihej e emocionuar për fjalët e Ramës në drejtim të saj. Pas kësaj Rama ftoi t’u bashkohej atyre edhe bashkëshortja e tij, Linda.

Në këtë takim ishin të ftuar deputetë, kandidatë dhe funksionarë të tjerë të Partisë Socialiste, të cilët shoqëroheshin nga nënat e tyre, bashkëshortja apo bashkëshorti./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›