E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuçiç sot në Veri, do përpiqet tëbindë serbët për marrëveshjen

SERBI - Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbërrin sot për vizitë në Kosovë, pasi, siç ka paralajmëruar, do të përpiqet t’i bindë serbët e veriut të Kosovës, që të marrin pjesë në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Nëse dikush dëshiron të na dëgjojë, për këtë arsye shkojmë në Kosovë, që të provojmë të shpejgojmë”, tha Vuçiç, dhe theksoi se “nëse dikush nuk dëshiron të na dëgjojë, por mendon se me mallkime dhe qortime publike do t’i zgjidhë problemet, atëherë problemi nuk qëndron tek unë”.

Ndër të tjera, Vuçiç ka theksuar se nga ana e tij do të përpiqet “të bëjë çdo gjë të mundshme për Serbinë dhe qytetarët e saj” dhe mendon “se njerëzit në Serbi i kuptojnë të gjitha dhe se ata do ta japin vlerësimin përfundimtar”.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›