E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalim mrekullie - Poezia e Tomas Transtromer

08-10-2011 / Nga Teju Cole (revista letrare New Yorker)

Dy të vërteta afrohen me njëra-tjetrën. Njëra vjen nga brenda, tjetra vjen nga jashtë dhe kur ato takohen ne kemi një shans të kemi një panoramë të vetes sonë. (Nga Preludi).
Tomas Transtromer, i cili u shpërblye këtë vit me çmimin Nobel në letërsi, prej vitesh është një nga portat e mija të strehimit. Librat e tij të poezisë në raftet e mija kurrë nuk kanë mbetur të mbyllur për një kohë të gjatë. Unë i kthehem atij kur dëshiroj të jem sa më afër asaj që nuk mund të thuhet. Dekada e kaluar ishte plot me vite të errëta dhe unë i kthehem përsëri e përsëri poetëve. Ata vazhdonin të më shikonin dhe për të miratuar një frazë të Transtromerit, kam mbijetuar nga qumështi që kam vjedhur nga kozmosi i tyre.
Unë kam lexuar Walcott, Bishop, Ondaatje, Szymborska, Bonta dhe një duzinë shkrimtarësh të tjerë të mrekullueshëm, por mbi të gjitha kam lexuar Heaney dhe Transtromer, të cilët, në mënyra të ndryshme, kanë bashkuar pyetjet më të mëdha me eksperiencën personale.
Për të lexuar Transtromerin, koha më e mirë është nata, në qetësi dhe vetëm. Kjo do të thotë të ngrihesh nga krevati dhe të dëgjosh se çfarë po të thotë shtëpia dhe se si përgjigjet era përjashta. Secili prej lexuesve e lexon atë si diçka sekrete personale. Për këtë arsye është e çuditshme ta shohësh këtë mjeshtër të vetmisë duke festuar në rrugë ose duke u trajtuar si një temë trendi në Twitter dhe një bestseller në Amazonë. Ai zakonisht banon në rrethinat e qeta.
Poezia e Transtromerit huazon diçka nga tradita japoneze dhe në fillim të karrierës së tij ai shkroi haiku. Duke lexuar atë, një është këshilluar nga poetët amerikanë si Charles Simic (për surrealizmin e tij) dhe Jim Harrison, Gary Snyder dhe W. S Merwin (për fjalën e tyre të thjeshtë), por Transtromer lëshon magji dhe në fakt të gjitha shoqëritë më të fuqishme që më sjell në mendje janë muzika e Arvo Part dhe fotografia e Saul Leiter.
Kam notuar në një ekstazë /Në ujin e errët/ Një shënim i qëndrueshëm dëgjohet/Është zëri i një shoku: “Merre varrin tënd me vete dhe vazhdo të ecësh”. (Nga dy qytetet).
Poezitë e tij përmbajnë një thjeshtësi që shkëlqen, e cila zgjerohet derisa e nxit egon tuaj të dalë jashtë dhe ja ku jeni, vetëm me të vërtetën. Në një poezi të Transtromerit, ju banoni në hapësira të ndryshme, një trup bëhet diçka, një mendje pluskon, gjërat marrin jetë, madje dhe jo-gjërat, janë të gjalla. Kujtimet e tij, “Kujtime, më shikoni mua”, më inspiruan të titulloja kolonën time javore për gazetën nigeriane NEXT, “Fjalë më ndiqni mua”. Ka shumë ndjekje tek Transtromeri, shumë pritje, nga një distancë e nga afër dhe pemët, shtëpitë, hapësirat, heshtjet dhe fushat marrin një forcë personale. Këto janë ëndrrat e mija.
“Unë ëndërrova se kisha skicuar çelësat e pianos në tavolinën e kuzhinës. Unë luajta me ta pa muzikë, komshinjtë erdhën e po dëgjonin”. (Nga dhimbja e gondolës).
Transtromeri është përkthyer edhe në anglisht (madje edhe kur nuk ishte, deri këtë javë, një bestseller) dhe ka versione të May Swenson, Robin Fulton, Robin Robertson dhe të tjerë. Libri im i preferuar me poezi është “Parajsa e gjysmë përfunduar”, një përzgjedhje e përkthyer nga Robert Bly. Gjuha e Bly-së është kaq e pastër dhe direkt sa duket se anashkalon vetë gjuhën. Ky ishte vëllimi që unë iu ktheva më së shumti gjatë tmerreve të Bushit dhe të viteve Cheney. Megjithëse rreth së njëjtës kohë, besimi im në Zot ishte zbehur, mendova se ishte disi i nevojshëm besimi në një re dëshmitare. Unë kam ndenjur larg dogmave fetare, por uria ime për fjalimin e mrekullisë nuk u shua. Poezitë misterioze të Transtromerit, luhaten në bazë të të pathënave, u takuan në kohën e duhur me këto nevoja.
Poezi: “Unë hapa derën e parë. Kjo është një dhomë e madhe e ndriçuar nga dielli. Një makinë e madhe kalon dhe e bën Kinën të dridhet. Unë e hapa derën numër dy. Miq! Ju pini pak errësirë dhe bëhuni të dukshëm.     Dera numër tre. Një dhomë e ngushtë e hotelit. Me pamje nga një rrugicë. Një shtyllë dritash rrugore që shkëlqen në asfalt. Përvoja, një goditje e bukur” (Nga "Elegjia").     
Dhe, nga "Mbledhja e Shpërndarë," e cila ndahet në pesë pjesë të shkurtra, këto rreshta: Ne ishim të gatshëm dhe treguam shtëpinë tonë. Vizitori mendoi: jetoni mirë. Lagjja e varfër duhet të jetë brenda jush. Nikodemi, somnambul është në rrugën e tij për tek Adresa. Kush e mori Adresën? Nuk e di. Por këtu është ajo ku ne jemi duke shkuar. Ka një lloj pafuqie në shumë poezi, ndjenja e të qenit i tërhequr së bashku me diçka të papërmbajtshme dhe të padukshme. Ka momente të një komenti të mprehtë social, një ndjenjë e drejtësisë së plagosur ("varfëria mund të jetë brenda jush" - për shumë vite, Transtromer ka punuar si një psikolog në një institucion për të mitur). Ka gjithashtu në poezi një lloj palëvizshmërie që është e padallueshme frikshëm nga shpejtësia, në të njëjtën mënyrë muzika e Arvo Part mund të luhet në mënyrë të shpejtë dhe të ngadalshme në të njëjtën kohë. Kjo është një gjë e mirë dhe unë jam i paturpshëm rreth ndikimit që jep, sepse unë tani e kuptoj se sa prej koncepteve të Transtromer i kam fshehur në punën time. Kur unë jam pyetur nëpër  intervista se cila është gjeja ime më e preferuar në New York, unë zakonisht përgjigjem me një linjë që hiqet nga “Schubertiana": “Jashtë New Yorkut, një vend i lartë, ku me një shikim kapen shtëpitë e tetë milionë qenieve njerëzore që jetojnë në të”.  Imazhet me të cilat Transtromer ngarkon poemat e tij, të sjell në mendje konceptin e "acheiropoieta," "duke e bërë pa duar", në artin bizantin, imazhet acheiropoeitic ishin ata që besohet të ketë ardhur në ekzistencë mrekullisht pa ndërhyrjen e një piktori. Qefini i Torinos dhe Velloja e Veronikës janë shembujt më të falshëm. Këto janë imazhe të regjistruara nga kontakti direkt, dhe ata ishin zakonisht imazhe të fytyrës së Shenjtë të Krishtit. (Albrecht Dürer, në rrugën e tij të pacipë, ishte duke aluduar në imazhe të tilla, kur ai pikturonte detaje të hollësishme të autoportretit të tij ballor të  1500.) Ndjej se përdorimi i imazheve Transtromer është si kjo, dhe si shtypje kontakti, ku një fotograf ka  bërë direkt nga një film negativ ose film pozitiv. Ka një ndërtim të vogël të përpunuar dukshëm, më tepër, është ndjenja e arritjes së papritur të  asaj që është tashmë atje, ashtu si balena ngrihet lart për ajër: masive, e gjallëruar dhe kalimtare. Satisfaksionin, kënaqësinë, rehatinë i merr kjo poemë që vjen nga rruga që duket se ka ekzistuar para nesh. Apo ndoshta, për ta parë atë në një mënyrë tjetër, magjia qëndron në aftësinë e tyre për të paraqitur aspektet e varrosura të vetes tonë  gjatë një sjelljeje, kulturës dhe gjuhës. Poezia na kujton ne, që ne jemi ende të përkryer, na jep ne një shans për t’i kapur sytë e vetes.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›