Thaçi: Bisedimet me Serbinë, vetëm si dy shtete të pavarura

08-10-2011 / Gazeta 55
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur sërish gatishmërinë e tij për të biseduar me Serbinë, por vetëm si dy shtete të pavarura. “Nëse dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë do të nënkuptonte gatishmërinë e liderëve të dy shteteve të pavarura që me sukses të fillojnë një kapitull të paqes dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë, atëherë që sot jam i gatshëm për një dialog të tillë”, tha Thaçi në një intervistë për të përditshmen “Danas”.
Tre ditë më parë Thaçi përjashtoi çdo mundësi për dialog të karakterit politik me Serbinë. Kreu i qeverisë së Kosovës thotë se përsa i përket veriut të Kosovës nuk do të ketë kthim prapa dhe as kthim të status quosë.