E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjalimi brilant i Clinton ndez demokratët: Pse jam me Obamën!

Ish-qiramarrësi i Shtëpisë së Bardhë, sulmon Romneyn dhe republikanët dhe hedh kandidaturën e Barak Obamës. Ai do të ndërtoj një ëndërr të re amerikane
CHARLOTTE Pas mbarimit të fjalimit të Clintonit mes thirrjesh dhe duartrokitjesh ritmike ngjitet në podium Obama për ta përqafuar. Bill Clintonin nuk e tradhtuan pritjet që ai kishte për fjalimin. Ai foli për rreth tre çerek ore duke e kaluar si gjithmonë kohën e caktuar, si dhe duke thënë batuta nga më të bukurat, duke dehur elektoratin demokrat, ashtu si vetëm ai di ta bëjë. Jemi këtu për të propozuar një president, dhe unë e kam një në mendje Ai njeri është Barak Obama, në pamje të parë një burrë i ftohtë por që në brendësi digjet për Amerikën, një njeri që do të ndërtoj një ëndërr të re amerikane duke u bazuar mbi risitë, kreativitetin dhe bashkëpunimin.
Një burrë, i cili rrëmbeu duartrokitjen e parë në skenën e hapur dhe që pati fatin e mirë të martohej me Michelle Obama, thekson me buzëqeshje Clinton.
Duartrokitjet njëzetmijë njerëzve nëe Time Warner Cable Arena janë të gjitha për të, për Bubba. Ajo mbyllje që në jugun e States ju jepet atyre djemve të bardhë të cilët vështirësitë familjare i kanë bërë të rriten para kohe, duke i mbajtur të mbërthyer përgjithmonë nga vendlindja e tij në Arkansas dhe në Shtëpinë e Bardhë. Dhe është pikërisht Bubba (pseudonimi i Clinton), ai që gjithmonë e ka dashur Amerikën, duke iu drejtuar asaj me një shikim të veçantë sidomos pjesës elektorale që ka një rëndësi vendimtare: punëtorëve (meshkuj, të bardhë, të klasës së mesme) që kriza e këtyre viteve i ka goditur vazhdimisht dhe që janë pak të ndjeshëm nga karizma e Obamës. Ata nuk kursehen kundër liderëve të sotëm republikan. Për të sulmuar Romney dhe Ryan ai përgëzon Eisenhower, Bush-ët (si babain ashtu dhe djalin), nga të gjitha ngjyrat (demokrat, republikan, të pavarur) të cilët bashkëpunojnë së bashku për të zgjidhur problemet dhe për të gjetur mundësira, dhe jo për të luftuar kundër njëri-tjetrit. Sepse sipas Clintob kur kohët janë të vështira, konfliktet e vazhdueshme mund të jenë një politikë e mirë, por në botën e vërtetë bashkëpunimi është arma më e suksesshme

Sfida për Shtëpinë e Bardhë luhet te ekonomia dhe Clinton e kontrollon në mënyrë brilante shifër më shifër për të treguar bojkotimin e Kongresit (ku pjesa më e madhe janë republikanë) kundër Obamas.

Kur Obama hyri para 4vjetësh në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara, u humbën 750 mijë vende pune në muaj, kurse gjatë mandatit të tij u krijuan miliona. Obama 4,5 milion, kurse Kongresi republikan zero. Di që shumë amerikanë janë akoma të zëmëruar për krizën, megjithatë kujtoni që ishte po kështu dhe në vitet 94-95. Pastaj ekonomia pati një kërcim, më të gjatin zgjerim në historinë amerikane në kohë paqeje, tha Clinton me vetësiguri. Clinton foli gjithashtu dhe për taksat (Romney do të heqë taksat e të pasurve më shumë sesa i hoqi Bushi), për industrinë e automjeteve, e cila ka krijuar dhjetëra, mijëra vende pune të lira. Kandidati republikan kishte kundërshtuar planin e shpëtimit të Gm dhe Chrysler: Obama 250 mijë, Romney zero

Si një orator i përkryer, Clinton ironizoj gjithashtu dhe strategjinë e Gop për të luftuar presidentin aktual: në Tampë argumenti i republikanëve ishte shumë i thjeshtë: Ju lamë në një rrëmujë të plotë, dhe ai nuk arriti ti vendoste gjërat në vend, prandaj dëbojeni dhe na ktheni përsëri ne.

Duke shtuar më vonë, pas një pauze të llogaritur, që ai preferonte argumentin e demokratëve, sepse presidenti kishte trashëguar një ekonomi shumë të dëmtuar dhe kishte filluar të ndërtonte rrugën e gjatë të përmirësimit. Këtë radhë ‘comeback kid’ u kthye duke i dhënë një mbështetje totale Obamës. Koha (para 2008-ës) kur ai hidhte batuta të mprehta kundër senatorit të Illiniosit, i cili po i bllokonte rrugën për në Shtëpinë e Bardhë gruas së tij, tani më, janë të largëta. Kalojnë minutat dhe për presidentin aktual ka vetëm falenderime. Duke filluar që nga reforma shëndetësore (që ishte kali më i mirë i betejës së Hillarit dhe humbja e parë dërrmuese e Billit si president.) e cila në këto dy vitet e fundit ka zbritur në 4 për qind, për herë të parë në këto 50 vitet e fundit.

Obama duhet të qëndroj si president, këmbëngul Clinton sepse ka një plan për të rindërtuar Amerikën, për të investuar në risitë, në udhëzimet dhe në punë. Një plan që mund të funksionojë vetëm nqs ka një klasë të mesme të fortë. Kjo është për sa ndodhi në vitet kur unë isha president, dhe ky është plani më të cilin duhet të shkojmë përpara. Bill dhe Barak, dy ikonat demokratike kaq të ndryshme mes tyre, më në fund takojnë fatet e tyre. Nuk ishte parë kurrë më parë që një ish- president të lançonte rikandidaturën e një presidenti në detyrë dhe para pak kohe më parë askush nuk do kishte hedhur asnjë dollar bast që do ishte pikërisht Clinton i cili do prishte traditën. ‘Bubba’ është i vetmi demokrat i cili ka fituar dy herë radhazi që nga koha e Franklin Delano Roosevelt, dhe ky mund të jetë një ogur shumë i mirë për Obamën. Duartrokitjet dhe ulërimat nuk ndalojnë por është koha për ta mbyllur: Pyetja më e rëndësishme është kjo. Në cilin vend dëshironi të jetoni? N.q.s dëshironi një shoqëri, në të cilën çdo njeri rri për qejf të vetë votoni kutizën republikane. N.q.s dëshironi një Amerikë ku prosperiteti dhe përgjegjësitë janë të përbashkëta votoni për Barack Obama dhe Joe Biden”, përfundon Clinton mes brohoritjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›