E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, sulm me bombë afër selisë së NATO-s, 4 të vrarë

Të paktën 4 persona janë vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me bombë afër selisë së NATO-s në Kabul të Afganistanit.
 

Shefi i policisë në Kabul, Ajob Salangji, tha se shperthimi ka ndodhur afër selisë së NATO-s, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe misioneve të tjera diplomatike.
 

Sulmi ndodhi ndërsa zyrtarë qeveritarë dhe personalitete të tjera janë mbledhur në Kabul për të shënuar 11 vjetorin e vrasjes së komandantit anti-taliban, Ahmad Shah Masoud.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›