E Diel, 1 Nëntor 2026

Elona Zhana: Shqiptarët e Belgjikës më kanë dhuruar një Shqipëri të vogël

Botuese e gazetës shqiptare të Belgjikës, poete e prozatore, përkthyese, e diplomuar në Shkencat Politike, me eksperience në fushën e Marrëdhënieve me Publikun dhe administratën belge, Elona Zhana tregon rrugëtimin e guximshëm të një vajze shqiptare në Perëndim.

Demir Gjergji
Ju që e njihmi komunitetin shqiptar të Belgjikës, si mund ta përshkruani atë për lexuesit tanë?

Është një Shqipëri e vogël! Mund të them që është një komunitet tejet interesant. (Ne preferojmë termin komunitet shqipfolës pasi kështu identifikojmë të gjithë shqiptarët pavarësisht vendit prejardhjes, megjithëse edhe ky term ka kundërshtarët e vet kryesisht për arsye nacionalizmi.) Është pra një komunitet shumë i pasur qoftë për nga burimet njerëzore, historia apo marrëdhëniet me shtetin pritës. Në radhët e tij ka individë të mirë integruar në shoqërinë belge dhe që i gjen në të gjitha hallkat funksionuese të saj. Sa për të krijuar një ide ata i gjen që nga bankat e universiteteve, i gjen në administratën belge, i gjen si avokatë në organet e drejtësisë, i gjen në fushën e politikës, i gjen si kandidatë për deputete në zgjedhjen e ardhshme lokale për shembull; i gjen në fushën e sportit me disa kampionë në sporte të ndryshme, i gjen në fushën e modës dhe të bukurisë, i gjen si docentë në Universitetet belge i gjen në fushën e artit, etj. Por i gjen edhe në anën tjetër të realitetit më pak të këndshëm siç janë bankat e të akuzuarve dhe titujt e mëdhenj të gazetave. Po ashtu komuniteti jonë është i pasur për nga historia e instalimit dhe shkëmbimit me popullin belg. Nga studiuesit e emigracionit shqiptar cilësohet të jetë një komunitet shumë i larmishëm për nga shumëllojshmëria e historive të mbërritjes së shqiptareve dhe arsyeve të zgjedhjes së Mbretërisë Belge. Nga këto studime rezulton edhe fakti që ky komunitet ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimet në vendet tona prejardhëse.
A organizohet ky komunitet dhe cilat janë format e organizimit të tij?
Gjatë gjithë historisë së tij komuniteti është organizuar duke përdorur forma të ndryshme që janë adoptuar në varësi të elementeve socio-ekonomikë e politiko-kulturorë të vendit pritës nga njëra anë dhe të nevojave të vet komunitetit nga ana tjetër. Kështu gjenerata e parë e të ardhurve, flas këtu për ata që kanë mbërritur në vitet 50 janë strukturuar rreth elementeve që atyre u afronin identifikimin kulturor. Spikat këtu xhamia, klubet e ndryshme si dhe me vonë një shkollë. Kjo gjeneratë emigracioni dallohet për fanatizmin në dëshirën e ruajtjes dhe tejçimit të vlerës së shqiptarizmës. Ky fanatizëm është lehtësisht i observueshëm në mënyrën e funksionimit të komunitetit. Mund të përmendim këtu për shembull fenomenin e martesës. Sipas studimeve të asaj kohe, diaspora shqiptare zinte vendin e dyte pas asaj të çifutëve për fenomenin e endogamisë( martesës brenda të njëjtës kombësi). Kështu për ata fatkeq që mund të binin në dashuri me të huaj duhet të përballeshin me përjashtimin nga familja, fisi dhe rrjeti social. Në mungesë të mjeteve të komunikimit masiv, socializimi mes anëtarëve të komunitetit bëhej nëpërmes vizitave familjare të cilat kishin veshur formën e ritualeve që duheshin respektuar. Gjenerata e re e emigracionit, apo ajo e pas rënies së komunizmit në Shqipëri ka sjellë realisht liberalizimin e këtij komuniteti. Të ardhurit e rinj nga njëra anë e kanë zhveshur gjeneratën e vjetër nga mendësia disi anakronike. Po ashtu kanë arritur edhe ta pajtojnë mes tyre duke i bërë të harrojnë disi ndarjet ekzistuese në kosovarë e shqiptarë, ne enveristë e antienveristë , ndarje e përçarje të trashëguara që pa vënë këmbën në Belgjikë e të përforcuara më pas këtu. Por të ardhurit e rinj janë edhe përgjegjës kryesor për imazhin negativ dhe agresiv të shqiptarëve në opinionin publik. Nëse më parë shqiptarët njiheshin për armëmbajtje pa leje dhe për larje hesapesh mes tyre, gjenerata e të ardhurve të rinj kryesisht për arsye ekonomike dhe me dëshirën për të bërë para shpejt, behën aktorë të akteve kriminale të karakterizuara nga dhuna e vandalizmi si shkak i të cilës krijohen edhe prototipa të cilat ekzistojnë edhe sot. Kjo gjeneratë e të ardhurve të rinj vë si prioritet integrimin në shoqërinë vendase, zbut zakonin e endogamisë përdorë mjetet e komunikimit masiv dhe zhvillimet e teknologjisë i lejojnë të plotësojë nevojat sociale. Pikërisht për këto arsye strukturimi i tyre bëhet rreth kulturës. Dhe gjatë viteve të fundit kemi një bum të krijimit të shoqatave kulturore mjaft aktive dhe me rreze veprimi pothuajse në të gjithë Belgjikën. Në kuadër të këtij strukturimi radhitet edhe gazeta Albania. Po ashtu pozicioni strategjik i Belgjikës me praninë e institucioneve vendimmarrëse evropiane në Bruksel krijon edhe një fragment tjetër strukturimi, atë rreth përfaqësive diplomatike shqiptare, që është një strukturim i përkohshëm. Sa për konkretizim të kësaj ideje mund të ju them se aktualisht në Bruksel ushtrojnë detyrën pesë Ambasadorë me kombësi shqiptare çfarë do të ishte e rëndësishme për interpretime në këndvështrimin e lobimit.
Cila është marrëdhënia juaj me Shqipërinë ?
Brilante! Marrëdhënia ime me Shqipërinë është një marrëdhënie dashurie e pakushtëzuar !Këtu ndikon sigurisht edhe nga fakti që nuk kam ndonjë pritshmëri në fushën e ambicieve profesionale në lidhje me Shqipërinë.
Nga kjo përgjigje duket se ka nota zhgënjimi, apo gabohemi?
Jo zhgënjim absolutisht që jo !Është ndërgjegjësim. Në një moment të dhënë të jetës time kam pasur ambicie të rëndësishme në lidhje me projektet e mia profesionale në Shqipëri. Madje për këtë kam bërë edhe zgjedhje të rëndësishme siç është orientimi i studimeve të mija në lëmin e shkencave sociale dhe politike. Gjatë dhe pas diplomimit kam bërë edhe një studimi të terrenit politik në Shqipëri për të parë mundësinë e pozicionimit dhe investimit tim profesional andej. Ky studim më bëri të kuptoj që formimi im intelektual larg Shqipërisë më ka hequr njëherë e mirë aftësinë për tu implikuar në jetën aktuale të politikës shqiptare. Jeta politike në Shqipëri funksionon në bazë të militantizmit. Unë kam investuar kohë, energji dhe mjete ekonomike të konsiderueshme në formimin tim intelektual ndaj nuk mund të kthehem mbrapa. Si intelektuale ( roli që kam zgjedhur pasi është ajo që di të bëj më mire) unë jam prodhuese idesh, ndaj nuk mund të jem kurrë militante. Pastaj përveç arsyeve të mija personale që sapo i përmenda janë edhe arsyet e jashtme. Me këtë dua të vë theksin në faktin që Shqipëria nuk e do siç duhet diasporën e saj. Kjo vjen paradoksalisht nga mentaliteti politik i trashëguar që në kohën e komunizmit, por edhe nga xhelozira e frikëra të klasës politike aktuale. Të gjitha këto së bashku kanë bërë që unë të braktis ambiciet e mija për një karrierë në Shqipëri.
Ju jeni e diplomuar edhe në shkencat politike. A i ndiqni zhvillimet politike në vend dhe çfarë mendoni për këtë?
Unë Shqipërinë e dua përtej ngjyrave politike! Kjo është një karakteristikë e pjesës më të madhe mendoj të bashkatdhetarëve të mijë që jetojnë jashtë atdheut. Ndërkohë, nëse më duhet të flas si një specialiste atëherë në kuadër të sistemit tim analitik (pra përgjigja ime është e kushtëzuar nga formimi i marrë në Perëndim) kam krijuar bindjen që në Shqipëri nuk behët politikë në bazë të programeve politike por sipas vlerës së kokës së prijësve siç nuk behët politikë për parime, por për pushtet. Pra për mua zhvillimet politike janë më interesante nga pikëpamja komunikatave se tjetër gjë. Për ta thënë më kuptueshëm nuk më intereson shumë se çfarë tha njëri (pasi kjo është shumë e parashikueshme) por ndoshta si e tha. Gjithsesi në fund të fundit të gjitha këto i cilësoj si etapa që d

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›