Fjalimi i Al Asad 64 mije persona ne kerkim

Presidenti sirian Bashar al-Asad i drejtohet kombit për herë të parë në dy muaj, ndërsa forcat e sigurisë vazhdojë operacionet kundër protestuesve. Presidenti Al Asad premtoi fillimin e dialogut kombëtar. Sipas tij janë 64 mijë personat e shpallur në kërkim, por një pjesë e mirë e tyre janë vetëdorëzuar tek autoritetet. Presidenti folli për rrethanat aktuale të vendit dhe për një zgjerimin të mundshëm të amnistisë, por gjithashtu deklaroi se bandat terroriste nuk do të tolerohen.
Ndërsa koncesionet e bëra gjatë fjalimit të tij të fundit televiziv nuk e kanë shuar demonstratave anti-qeveritare aktivistë për të drejtat e njëriut flasin për të paktën 1.300 civilë të vrarë dhe 10.000 persona të ndaluar që nga protestat e marsit. Më shumë se 300 ushtarë dhe policë janë vrarë gjithashtu. Qeveria fajëson "bandat e armatosura terroriste" për vdekjen e tyre.
Ndërkohë situate në kufirin sirian mbetet dramatike. mijëra njerëz që u larguan pas një sulmi ushtarak në veri-perëndim të vendit tani jetojnë në kampet e refugjatëve përtej kufirit në Turqi. Mijëra të tjerë kërkojnë çdo ditë të kalojnë kufirin
Fjalimi i Presidentit Assad, bëhet një ditë pasi veprimtarë të opozitës njoftojnë krijimin e një organi për të udhëhequr luftën kundër regjimit të cilën zëdhënës të Këshillit Kombëtar e quajtën revolucioni sirian.
Në rrafshin diplomatik dhe Bashkimi Europian priet të rrisë presionin ndaj Sirisë. Ndërsa i kërkohet damaskut t’i japë fund dhunës kundër opozitës si dhe një hapje të vendit për vëzhguesit e huaj po diskutohet në rang ministrash të jashtëm dhe një "listë me kërkesa të qarta".