E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupat e Europes skuadrat shqiptare njohin rivalet

Skënderbeu do të luajë kundër kampionëve të Qipros, Apoel Nikosia në turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve. Ky është verdikti i shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, i cili ka përcaktuar edhe përballjet e tjera në këtë fazë të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Një kundërshtar i vështirë për kampionët e Shqipërisë të drejtuar nga Shpëtim Duro, që luajnë për herë të parë në Ligën e Kampioneve. Apoel Nikosia, e cila në sezonin 2009-2010, arriti deri në fazën e grupeve në Champions, është skuadra më e mirë e Qipros dhe në sezonin fundit u shpall kampione e vendit për herë të 20-të.

Skënderbeu do të zhvillojë ndeshjen e parë Korcë më 12 korrik, ndërsa atë të kthimit më 19 korrik në kryeqytetin qipriot.
Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s ka qenë më i favorshëm për dy skuadrat e tjera shqiptare Flamurtari dhe Vllaznia që do të luajnë në Ligën e Europës. Skuadra vlonjate do të përballet me Buducnostin e Podgoricës, një formacion që ka fituar vetëm një herë titullin kampion në Malin e Zi.

Akoma më i lehtë është rivali i Vlaznisë që turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës do të luajë kundër maltezëve të Birkirkara. Ndeshjet e vajtjes do të luhen më 30 qershor ndërsa ato të kthimit më 7 korrik. Ndërkohë, Tirana, e cila luan në turin e dytë paraeliminator të LIgës së Europës do tyë njohë kundërshtarët e saj, poas përfundimit të ndeshjeve të turit të parë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›