Fjalimi i Kryeministrit Fatos Nano, mbajtur ne Prefekturen e Tiranës, me rastin e prezantimit të Prefektit të ri. Faleminderit zoti Minister, I nderuar zoti Kryetar i Bashkise, Te nderuar depu
Fjalimi i Kryeministrit Fatos Nano, mbajtur ne Prefekturen e Tiranës, me rastin e prezantimit të Prefektit të ri.
Faleminderit zoti Minister,
I nderuar zoti Kryetar i Bashkise,
Te nderuar deputete te Tiranes dhe perfaqesues te maxhorances,
Te nderuar pjesemarres, punonjes te prefektures se kryeqytetit,
Jam ketu, sot, me detyren dhe kenaqesine gjithashtu, e prezantimit ne detyren e prefektit te qarkut me ne qender kryeqytetin, z.Artan Nelaj, nje nga bashkepunetoret e mi me te afert, me te afte dhe me te rrepte ne aktivitetin politik 12-vjecar.
Sic e theksoi, me vemendjen e duhur dhe Ministri i Kalimit te Kopmetencave nga Qeveria Qendrore ne ate Vendore, z.Blushi, nuk e beri aspak ne dem dhe çvleresim te punes shume te mire te kryer nga prefekti i derisotem, z.Lili Nushi, gjithashtu nje bashkepunetor i vjeter i imi dhe i partise dhe perfaqesues i partise qe drejton maxhorancen prej 5 vjetesh, i cili do ta vazhdoje prape punen ne nje detyre tjeter te rendesishme, ne dobi te qeverisjes qendrore. E pra, kjo eshte nje dite e pare pune per prefektin Nelaj, qe per fatin tone te mire te perbashket koincidon ne nje dite te pare pune, pas ngjarjes se rendesishme te djeshme, ku Keshilli i Ministrave te 15 vendeve anetare te BE, miratoi celjen e negociatave midis institucionit komunitar dhe Shqiperise per Marreveshjen e Stabilizim –Asiciimit, gje qe na detyron, na nxit te gjitheve, jo thjesht te shprehim angazhim dhe solidaritet, por ta konceptojme kete dite te pare pune ne kete funksion te hyrjes te organizimit, te programimit te detyrave tona ligjore dhe instituicionale ne nje menyre te re, ne nje menyre te orientuar nga sjellja komunitare, nga normativa europiane qe ka hyre dhe, tashme po behet pjese e kontrates sone me qytetaret ne Shqiperi, kontrate, proces dhe program ku pushteteti vendore natyrshem dhe, ne baze te ligjit, do te kene detyra dhe angazhime shume te rendesishme per te permbushur.
Pra, une jam ketu midis jush, per te kërkuar dhe midis jush, sjellje dhe partnerirtet me Europen e Bashkuar. Ta besh kete ne metroplin e Shqiperise, ne qarkun me te rendesishem, ne bashkine me te rendesishme qe krijon modele, projekte pilot qe, sa vijne dhe behen dominuese ne hapesirat urbane dhe, jo vetem te qarkut, por edhe te Shqiperise, do te thote te kerkosh qe ju, krah per krah me Qeverine dhe institucionet e tjera qendrore te vazhdoni te jeni lider ne carjen e kesaj rruge, ne transformimin dhe ne reformat e qeverisjes, te administrimt publik si dhe te raporteve te shetetit me qytetaret, te cilat do te behen vijesjellje per te gjithe ne bazen e re te marredhenieve me detyruese dhe me perfituese njkohesisht, kontraktuale midis Shqiperise dhe vendeve Europes se bashkuar.
Pra, dua që menjëherë ta nxjerr ketë bashkëbisedim të sotëm nga korniza e ngushte e një ceremonie protokollare prezantimi, për të nisur që sot të rishtrojmë mbi një bazë tjetër angazhimet dhe shqetësimet që kemi, për ta ngritur institucionin e prefektures ne nivelet ligjore të kohës dhe të standarteve evropiane qe na kerkohen në funksionimin e administratës shteterore dhe publike në tërësi. Natyrshëm, kjo është në fokus dhe është një nga boshtet themelore të programit të Qeverisë që unë drejtoj dhe natyrshëm unë kam ardhur të kërkoj edhe nga ju realizimin e të njejtave ritme të larta transformimesh dhe reformash me karakter kombetar që do të mbeteshin të mangëta pa angazhimin edhe të autoriteteve vendore për të përmbushur detyrimet ligjore, detyrimet kushtetuese, detyrimet programore te decentralizimit të qeverisjes dhe te thithjes të, sa më shumë kontribuantëve qeveritarë dhe joqeveritarë në reforma per zhvillim. Kjo natyrshëm na përfshin të gjithëve, përfaqësues të zgjedhur apo të emëruar. Dhe e ritheksoj, në mënyrë të vëçantë në Qarkun e Tiranës, që ka nisur të përballojë, të ndeshet dhe të fitojë nga sfidat e një metropoli europian, kërkohet më shumë angazhim e rezultate, kërkohen më shumë bashkërendim, transparencë, komunikim dhe më shumë kërkesë ligjore llogarie, midis niveleve të ndryshme të qeverisjes, të zgjedhur, të emëruar qëndrore dhe vendore. Pra Qeveria shikon te ju, te te gjithë përfaqësuesit e zgjedhur në bashki dhe komuna të qarkut, ashtu dhe te prefekti dhe administrata e prefektures, partnerë për reforma dhe zhvillim. Mbi këtë bazë dhe, rezultatet që do të kryhen në këtë fushë, do të bëhemi miq të qytetarëve prandaj dhe miq të njëri-tjetrit.
Prefekti i ri gëzon vlerësimin tim dhe të Qeverise se do te aktivizojë menjëherë instrumentet ligjorë, që parashikon detyra e prefektit, ligji i ri për kompetencat dhe autoritetin e tij, për të bashkëvepruar me kryetarët e bashkive dhe te komunave të qarkut në ripërcaktimin e prioriteteve të zhvillimit të qarkut dhe ne riadaptimin bashkë me Qeverinë te resurseve njerëzore dhe financiare që do t‘i zgjidhnin detyrat me një ritëm dhe një rezultat më cilësor. Kjo natyrshëm kërkon disiplinimin e konkluzioneve që nxorëm nga emergjenca më e fundit, për të siguruar ndërhyrje në sisteme të shkatërruara në vite, të cilat, jo vetëm normalizojnë funksionimin e metropolit dhe të qarkut, por sjellin natyrshëm dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore të paplotësuara, deri më tani me veprime abuzive apo me mosveprime të papërgjegjëshme. Pra, bëhet fjalë për përcaktimin e një programi detyrash të plota për zgjidhje të qëndrueshme që korrigjojnë problemet e trashëguara nga 12 vjet tranzicion ne efekt kaotik dhe të krijuara në vite nga mosfunksionimi i plotë për shkak të interfeksionit ligjor apo të mungesës së komunikimit midis niveleve të ndyshme të qeverisjes për shkaqe të pakonkluaritetit politik, pra midis autoriteteve vendore dhe institucioneve të ndyshme të qeverisjes qendrore të cilët, për fat të mirë të shqiptarëve dhe nën ndikimin e Zotit, tashmë mund te kapërcehen me një klimë përgjegjësish komplomentare dhe të orjentuara nga normativa europiane. Ekziston natyrshëm i gjithë vullneti politik i mazhorancës që Tirana të mos përmbytet më, as nga "diga të harruara" as nga kolektorë të uzurpuar, të devijuar, të amortizuar apo të mbuluar nga arkivat. Ndërhyrjet e përbashkëta të Qeverisë dhe të Bashkisë së kryeqytetit për të çliruar qendrën e Tiranës nga kioskëzimet e regjimit të kaluar, janë një bazë shumë e mirë që mos lejojmë mungesë vemendje ndaj ndërtimeve shumëkatëshe të paligjëshme ose kuazi rebele në periferi. Pra, gjithashtu, këto bomba urbanistike, nuk mund të shnderrohen nga askush në bomba sociale pa nxjerrë më parë përgjegjësitë ligjore dhe financiare të atyre që i kanë shkaktuar dhe me vetfitim të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar jo vetëm ambientin urban, por dhe besimin e qytetarëve te shteti.
E gjej me vend të inkurajoj prefektin e ri të marrë në dorë aktet e analizës së përbashkët të ekspertëve të Qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës, për situatën e krijuar kohët e fundit nga incidenti i digës, veçanërisht per situaten e kolektorit të Liqenit Artificial, që të sugjerojnë së bashku në këtë nivel bashkëpunimi me tre autoritete ne një periudhë të shkurtër kohe, zgjidhje përfundimtare që evidentojnë përsëritjen e prmbytjeve aksidentale apo natyrore, zgjidhje që duhet të shkojë në dobi të qytetarëve dhe sipërmarrjeve të ligjshme. Qeveria po trajton me përparësi çështjet urbane për t'i dhenë fund njëherë e mirë shkeljeve të ligjit për urbanistikën që kanë prodhuar pasoja jo të vogla për jetën dhe sipërmarrjen e komuniteteve, veçanërisht në qarkun e rëndësishëm të Tiranës.
Duke iu rikthyer ceshtjeve të prioriteteve të zhvillimit dhe nevojës se ndërhyrjeve përmirësuese të programuara me efekt afatgjatë në qarkun e Tiranës, unë ju ftoj natyrshem të gjithë kryetarët e bashkive dhe të komunave të qarkut, deputetët, përfaqësues të tyre gjithashtu, qe të bashkërendojnë mnjehere punën me prefektin si përfaqësues i Qeverisë, me kryetarin e bashkisë me të madhe, të Kryeqytetit, zotin Rama, per të paraqitiur sa më shpejt të jetë e mundur, një projektbuxhet, me prioritete dhe resurse të rialokuara në keto funksione për vitin 2003. Kjo nuk është kërkesë qe vjen thjesht ne funksion te një viti elektoral, por unë jam i bindur ashtu si ju, se duke qeverisur ne dobi te te gjitheve, do të rikonfirmohet fitorja e forcave progresiste edhe ne qarkun e Tiranës, por ky është një detyrim ligjor, politik dhe kushtetues, gjithashtu.
Unë jam këtu për të kërkuar që së bashku të vazhdojmë investimin për të ndryshuar koncepte, mentalitete, praktika dhe realitetete te punes dhe të qeverisjes që nga analizat dhe programimet deri te realizimet, gjë që garantohen kur merren përgjegjësi dhe kosto reale e qeverisjes për ndyshim. Vetëm kështu, mund të bëjmë hapa të tjera përpara me ritmin e ri që kërkohet dhe progres drejt standarteve të BE-së duke përmbushur detyrimin për të cilin jemi votuar gjithashtu, e sfidës kombetare të integrimit evriopian dhe të sjelljes së normativës së qeverisjes evropiane ne te gjitha nivelet e pushtetit vendor dhe në metropol. Pushteti vendor, pavarësisht nga ngjyra politike që përfaqëson, i duhet të përballojë më të njëjtin kriter përballë ligjit dhe qytetarëve detyrat dhe përgjegjësitë në këtë proces të gjatë integrues dhe është përgjegjësi ligjore e prefektit gjithashtu, si perfaqesues i Qeverisë, që të organizojë dhe të koordinojë punët dhe angazhimet tuaja, në këtë drejtim.
Nuk po vazhdoj me gjatë sepse kjo është bukuria e një sistemi të harmonizuar që delegon detyra dhe autorite në nivele të ndryshme të qeverisjes, që une si Kryeministër, nuk i njoh të gjitha detajet e punës së prefektit.
Zoti Nelaj gjatë këtyre ditëve, për shkak të komunikimit me të njëjtën familje politike me zotin Nushi dhe me të njëjtën administratë publike me eksperte te tjerë që janë kristalizuar si të respektuar dhe të suksesshëm edhe pranë zyrave të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Departamenteve te specializuara të Qeverisë, na ka sjelle këtu natyrshëm me qetesi dhe pergjegjësi, për të nisur një ditë të re punësh të mëdha që na presin dhe kam bindjen se me aftësistë e tij, si pjesë e aftësive tona të përbashkëta administruese të mundemi qe detyrimet ligjore të kthehen në procese marrëdhënie dhe realitete që ndryshohen dita – ditës.
Më ne fund dua t'iu siguroj, prefektin Nelaj dhe gjithë homologët e tij në qarqet e tjera të Republikës se Qeveria do të ndjeke nga shume afër programet që ata do të hartojnë në funksion të këtij misioni të rëndësishëm dhe do t'i mbështese për shkak të partneritetit që buron nga angazhimi ynë qytetar dhe europian.
Ju faleminderit për vemendjen dhe punë të mbarë!