Ne seancen e paradites se sotme me dyer te mbylluara te Samitit te Frankofonise qe po zhvillon punimet ne Bejrut, ne piken e rendit te dites : – Pergjigja globale ndaj terrorizmit, e inicuar nga Pre

Ne seancen e paradites se sotme me dyer te mbylluara te Samitit te Frankofonise qe po zhvillon punimet ne Bejrut, ne piken e rendit te dites : – Pergjigja globale ndaj terrorizmit, e inicuar nga Presidenti Francez Shirak, e mori fjalen edhe kryetari i delegacionit shqiptar, Kryeministri Fatos Nano, i cili nder te tjera tha :
Ne emer te Qeverise Shqiptare dua te nenvizoj, mirekuptimin e plote per propozimet e pershtateshme te presidentit Shirak per t'ju pergjigjur sfides globale te terrorizmit qysh prej nje viti.
Rikonfirmoj gjithashtu, ne emer te Qeverise Shqiptare, angazhimin dhe pjesemarrjen aktive ne kete beteje, ne menyre qe vlerat tona njerezore dhe sociale, te mos jene te kercenuara. Kjo eshte, pra, nje beteje globale, e cila ka nevoje per ndihmen e te gjithe vendeve, e te gjithe demokracive.
Jam i sigurte qe Organizata jone mund te beje shume ne kete drejtim.
Ju faleminderit.