Konference shtypi e Kryeministrit Fatos Nano me rastin e vendimit Keshillit te Ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian, per celjen e negociatave per Marrveshjen e Stabilizim – Asociimit me Shqi

Konference shtypi e Kryeministrit Fatos Nano me rastin e vendimit Keshillit te Ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian, per celjen e negociatave per Marrveshjen e Stabilizim – Asociimit me Shqiperine
Kryeministri Fatos Nano bëri këtë deklaratë përpara medias:
Kam kenaqesine te ndaj me ju, lajmin tashme zyrtar, te vendimit te njezeshem te Keshillit te Ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian, qe miratoi mandatin per celjen e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim–Asociimit me Shqiperine. Ne kete mandat ministrat perfaqesues te 15 vendeve te Bashkimit Europian, nxisin Qeverine e Shqiperise dhe institucionet e Republikes se Shqiperise te rritin kapacitetet per implementimin e Marreveshjes qe do negociohet.
Me lejoni ta konsideroj kete vendim nje shprehje reale te vleresimit te mbeshtetjes se plote qe BE po u jep perpjekjeve, arritjeve dhe aspiratave te Shqiperise dhe te shqipetareve per t'u bere pjese e Europes se Bashkuar.
Perfitoj nga rasti te shpreh, ne emer te Qeverise se Republikes se Shqiperise, mirenjohje per vendet anetare te Bashkimit Europian dhe institucionet perfaqsuese te tij, per kete mbeshtetje qe i kane dhene dhe vazhdojne t‘i japin vendit tone ne procesin demokratik dhe rolin teper konstruktiv qe ata kane vazhduar te luajne per te strukturuar nje partnerititet teper efektiv dhe afatgjate. Deshiroj te theksoj, gjithashtu, se ky eshte vetem fillimi i nje faze te re trasformimesh rrenjesore dhe reformash afatgjata ne te gjitha fushat qe prek dhe kerkon kontributin dhe pergjegjesine e institucioneve, te partive politike, te sipermarresve, te shoqerise civile dhe te cdo shtetasi te Republikes se Shqiperise.
Ne emer te Qeverise dhe te maxhorances une shprehem se jemi te ndergjegjshem per sfidat qe duhet te perballojme ne kuadrin e ketij procesi europianizues dhe se mbetemi te angazhuar per te vazhduar reformat ne drejtim te ruajtjes se stabilitetit politik dhe konsolidimit te institucioneve demokratike e te shtetit ligjor, per respektimin e te drejtave te njeriut, per zhvillimin e metejshem te institucioneve dhe te realiteteve te ekonomise se tregut, te gjitha keto, ne perputhje me standartet normative te BE.
Duke marre persiper pergjegjsite qe na takojne si maxhorance dhe si Qeveri ne kete proces trasformues dhe integrues, duke vleresuar edhe kontributin konstruktiv te opozites ne kete proces, si dhe duke marre persiper te perballojme me pergjegjesi dhe rezultate procesin e negociatave Shqiperi-BE, angazhohemi ne emer te Qeverise dhe maxhorances per t'u dhene Shqiperise dhe shtetasve te saj, nje marreveshje te denje asocimi me BE qe do te pasqyroje ritmet e progresit tone europian dhe aftesite tona integruese.
Ju faleminderit!
Interesimit te medias per afatin kohor te procesit te negociatave Shqiperi – BE, deri ne nenshkrimin e marreveshjes, Kryeministri Nano iu pergjegj:
Ne, nuk e shikojme afatin e mbylljes se negociatave si nje qellim ne vetevete. Natyrshem ajo do te ndodhe brenda mandatit qeverises qe une drejtoj, dhe angazhimi im qe sapo ritheksova perfshin perballimin me ritmin e progresit te reformave te programuara, te negociateve, ne menyre qe gjate 35 muajve te mandantit te Qeverise sime, te arrihet institucionalizimi i normatives europiane ne programet tona qeverisese dhe reformatore si dhe marredheniet e Qeverise me legjislativin dhe me intucionet e tjera te pavaruara, me komunitetin sipermarres, organizatat joqeveritare dhe ne marredheniet me shtetasit e Republikes se Shqiperise, ne menyre qe resurset, aftesite konkuruese dhe transformuese te shqiptareve dhe faktoreve te tyre perfaqsues, te jene faktor ritmi, zhvillimi dhe integrimi ne kohen me te pershtatshme.