Fjalimi i Putin, Wallace: Kërcënimet dhe propaganda nuk fshehin faktin se Ukraina po fiton

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace ka reaguar pas fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putin duke iu përgjigjur se asnjë kërcënim dhe propagandë nuk fsheh faktin se Ukraina po fiton ndaj Rusisë. Wallace thotë se veprimet e Vladimir Putin janë një pohim se plani i tij në Ukrainë po dështon.
“Ai dhe ministri i tij i mbrojtjes kanë dërguar në vdekje dhjetëra mijëra qytetarë të tyre, të pajisur keq dhe të udhëhequr keq. Asnjë sasi kërcënimesh dhe propagande nuk mund të fshehë faktin se Ukraina po e fiton këtë luftë, komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar dhe rusët po bëhen një paria globale”, tha Wallance.
/rtsh.al/