E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Papa Francesku: Ukrainasit popull fisnik, po martirizohen

Pak pasi Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se do të mobilizohen rezervat ruse, Papa Françesku gjatë një fjalimi ka dënuar torturat që po ndodhin në Ukrainë.

Teksa nuk përmendi as Vladimir Putin dhe as Rusinë, Papa deklaroi se ukrainasit janë një popull fisnik që po martirizohen. Papa i gjatë fjalimit në Sheshin e Shën Pjetrit u ndal dhe te biseda që zhvilloi me kardinalin Konrad Krajewski, shefin e tij të bamirësisë që po jep ndihma në Ukrainë. Sipas BBC, Krajewski, u sulmua me armë zjarri javën e kaluar gjatë dërgimit të ndihmave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›