E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha: Tregoi që është anti-shqiptar

Edhe pse kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin në Këshillin e Europës për të anuluar akuzat e raportit të Dick Martit që përbaltë luftën e UÇK-së në Kosovë, për Sali Berishën ku fjalim tregoi se Rama është anti-shqiptar.

Berisha akuzoi se Ramën se janë qëndrimet e tij që e kanë çuar në burg Hashim Thaçin.

“Ishte sot në Këshillin e Europës, mbajti fjalimin. Ju ngrit përfaqësuesi i Rumanisë, tha jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori. I tha pse ke frikë nga hetimi. Në qoftë se Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës që vraponin për të bllokuar gjykatën. Gjykata nuk bllokohet, dhe sot sërish bëri skandali në Këshillin e Europës dhe u ngrit tjetri dhe i tha që ke gabuar adresën, “këtu nuk jemi prokurori, jemi deputetë”. Dhe i tha që ky Ballkani i Hapur është kundër Kosovës, nuk e pranon Kosova këtë, ndërsa ti e promovon këtu. Kudo që udhëton, udhëton si antishqiptar i mirëfilltë”, tha Berisha.

Lidhur me zgjedhjet vendore të 2023, Berisha tha se do bëjë gjithçka për bashkimin e Partisë Demokratike dhe të shkojnë në zgjedhje me një kandidat të vetëm.

“Në këto zgjedhje që ju do votoni për të mirin tuaj, ne do japim mundësi që të votojnë edhe simpatizantët tanë. Ata do të zgjidhen nga ju. Asnjë simpatizantë nuk do të caktohet nga kryetari i partisë këtu, të gjithë do të regjistrohen nga ju, seksioni i Partisë Demokratike. Ju bashkëpunoni me ta, ju keni një jetë me ta dhe ju keni besimin me ta. Kjo na bën ne një forcë politike shumë më të fuqishme, se besojmë te vota, se vota është vullneti i lirë. Ndaj ne në këto zgjedhje shkojmë me një praktikë të re, shkojmë të bashkuar. Ju garantoj se do të bëjmë gjithçka për bashkimin e Partisë Demokratike në të gjitha aspektet, dhe për bashkimin e opozitës, të shkojmë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët dhe të bëjmë gjithçka për fitoren e zgjedhjeve”, tha Berisha gjatë takimit me banorët në Vaun e Dejës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›