Fjalimi i perjavshem ne radio i presidentit Obama

Presidenti Barak Obama thote se ka ardhur koha qe amerikanet me te pasur te paguajne ate qe ai e quan pjesen e tyre te drejte ne taksa.
Gjate fjalimit te perjavshem sot ne radio presidenti Obama i beri thirrje Kongresit qe te votoje brenda pak javesh ne favor te te ashtuquajturit Regulli Buffet.
Plani qe ka marre emrin e miliarderit Warren Buffet do te ngrinte taksat per njerzit me te ardhura vjetore prej te pakten 1 milion dollaresh. Zoti Buffet ka thene se nuk eshte e drejte qe ai paguan nje perqindje me te ulet ne taksa se sa sekretarja e tij.
Presidenti thote se financimi i perfitimeve nga taksat per te pasurit nuk eshte e drejte ne nje kohe qe familjet e klases se mesme perballen me veshtiresi per te paguar per gjera te domosdoshme.
Ne fjalimin e pales republikane ne pergjigje te fjalimit te presidentit Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve John Boehner u ankua se administrata Obama nuk po ben mjaft per te shtuar prodhimin e naftes e te gazit ne tokat federale. Ai beri thirrje per ngrirjen e rregullave te reja per rafinerite.
Zoti Boehner vazhdoi gjithashtu taktiken e republikaneve duke fajesuar administraten e presidentit Obama per cmimet e larta te karburantit.