E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Gjendja e afrikano-amerikaneve dhe pakicave te tjera

Nje organizate me peshe e te drejtave civile ne Shtetet e Bashkuara po u ben thirrje afrikano-amerikaneve qe te votojne ne zgjedhjet presidenciale te nentorit si nje menyre per tiu kundervene ligjeve shtetrore per te cilat ky grup thote se kercenojne perparimin e bere nga zezaket dhe pakicat e tjera gjate viteve.

Ne kohen tone ne nuk do te lejojme qe te perjashtohemi nga tryeza e marrjes se vendimeve kur behet fjale per shkollat dhe arsimin vendet e punes dhe politikat ekonomike ne kete vend.

Presidenti i Lidhjes Kombetare Urbane Marc Morial duke njoftuar raportin vjetor te organizates Gjendja e Zezakeve te Amerikes u bashkua me grupe te tjera te te drejtave civile per te kerkuar ligje te reja votimi ne 34 shtete amerikane.

Ne besojme se keto ligje do te ndikojne ne pjesemarrjen e rreth 5 milion votuesve ne gjithe vendin.

Disa shtete amerikane po zbatojne tashme ligje te reja per te cilet mbeshtetesit e tyre thone se do te pakesojne manipulimet dhe gabime te tjera ne votime.

Disa shtete kane kufizuar listen e formave te pranueshme te identifikimit ne qendrat e votimit.

Disa te tjera kane kufizuar menyrat e regjistrimit. Zoti Morial thote se rregullat e reja jane si nje sulm kombetar kunder te drejtave te votimit dhe do te shkurajojne pjesemarrjen ne politike te pakicave studenteve dhe te moshuarve.

Ne duhet te kundershtojme me force perpjekjet per miratimin e ligjeve qe do te shtypnin pjesemarrjen ne votime ne kete vend. Keto perpjekje nuk perputhen me me vlerat dhe demokracine amerikane. Keto perpjekje jane baraz me bllokimin e rruges ne kutite e votimit ne shekullin e 21.

Lidhja Kombetare Urbane ka ndermarre disa fushata per te shtuar pjesemarrjen ne votime te zezakeve te Amerikes ne zgjedhjet e nentorit mes tyre nje qender votimi online me informacion rreth kerkesave per te votuar. Lidhja shpreson gjithashtu te zhvilloje fushata per te motivuar pjesemarrjen ne zgjedhje. Ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2008 te fituara nga Barack Obama me shume se 65 per qind e afrikano-amerikaneve me te drejte vote moren pjese ne zgjedhje nje perqindje kjo e barabarte me eletoratin e bardhe me te drejte vote.

Raporti i Lidhjes Kombetare Urbane kritikon gjithashtu shkurtimet e propozuara federale dhe shtetrore ne investimet e arsimit qe sipas saj do te rendojne mbi studentet e pakicave. Lidhja ka bere thirrje per shtimin e mundesive te arsimit per afrikano-amerikanet e rinj dhe pergatitjen e tyre per studimet e larta.

Raequan Jones ishte i pastrehe dhe gati sa nuk hoqi dore nga arsimi por fale nje programi qe ndihmon nxenesit e shkolave te mesme ai permiresoi notat dhe mori ndihme financiare per tu regjistruar ne nje universitet.

Une do te perpiqem te frymezoj te tjeret te behem model per te tjeret duke u siguruar se perfundoj deri ne fund studimet dhe jo vetem qe permbush objektivat qe i kam vene vetes por shkoj matane tyre.

Lidhja Kombetare Urbane mbeshtet gjithashtu ligje per trajnim ne gjetjen e vendit te punes me synimin per te ulur shkallen e papunesise ne komunitetet pakice. Lidhja thote se do ti kerkoje qeverise qe te krijoje programe te tjera per trajnimin e punetoreve me pak te kualifikuar dhe per gjetjen e punes prej te rinjve kur ekonomia te permiresohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›