E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalimi i pervitshem i Saakashvilit protesta ne Gjeorgji

Me qindra protestues janë mbledhur në Tbilisi para librarisë kombëtare gjeorgjiane në përpjekje për të ndaluar fjalimin e përvitshëm të presidentit Sakashvili. 
Mes protestuesve kishte dhe ish të burgosur politikë që u liruan falë amnistisë në janar. Ata mbanin në duar fotografi të keqtrajtimeve të protestuesve nga ana e forcave të policisë. 
Refuzimi i kryeministrit miliarder Ivanishvili për të marrë pjesë në fjalim është komentuar nga analistët si një reflektim i situatës së tensionuar në vend. Kritikët e presidentët thonë se ai ka përqendruar shumë pushtet në duart e tij duke shkelur madje dhe të drejtat e njeriut.
Ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme. 
Sakashvili u rizgjodh president me një mandat pesë vjeçar në janar të 2008-ës. Por në bazë të disa amendimeve në kushtetutë qëndrimi i tij në post është zgajtur dhe për nëntë muaj. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›