E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet 27 kg kanabis sativa ne Pogradec

 27 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u sekuestrua nga policia e Pogradecit, ndërsa janë arrestuar 4 persona dhe dy të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.
Lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e dy mjeteve të cilët janë ndaluar nga specialistët e  antidrogës në hyrje të qytetit të Pogradecit . 
Nga kontrolli i uniformave blu është zbuluar sasia në fjalë e cila ishte ndarë në pako me nga 9 kg .

Policia ka arrestuar në flagrancë Blerim Rondon , Aleks Salaj , Denis Kociun dhe Aripeo Kananin dhe ndiqen ne gjendje te lire dy motrat me iniciale F.M dhe E. Q. Burime të policisë bëjnë me dije se  së lënda narkotike vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion shtetin grek . 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›