E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHZH investon rikonstruksionin e rruges Lac-Milot

Në pak muaj rruga që lidh Laçin me Milotin do të jetë e standardeve europiane. Fondi Shqiptar i Zhvillimit po bën realitet një tjetër investim me dobi të madhe për banorët e zonës.
 
“Janë 15 mijë banorë që do të lidhen me një rrugë 7 metra të gjerë dhe trotuare në të dy anët e saj”, u shpreh drejtori ekzekutivit i FSHZH-së, Benet Beci. 
 
Është një prej investimeve më të rëndësishme që Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe qeveria shqiptare po kryejnë aktualisht në qarkun e Lezhës. Rruga 8 km e gjatë do t’u mundësojë banorëve të kësaj zone të kenë akses më të shpejtë në qendrat urbane dhe rrugën e kombit.
 Ndërtimi i rrugës Laç-Milot është me rëndësi edhe për faktin se do të rrisë mundësitë për thithjen e investimeve dhe rritjen hapjen e perspektivave të zhvillimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›