Fjalori i Berishes muajin e fundit si thirrje per te vrare

E rinisi me se nje muaj me pare naten e Krishtlindjeve me fjalorin e tij qe mbante ere vdekje ku flitej per testamente obsesion vdekjeje funeral shteteror dhe fjalim nekrologjik. Sigurisht ne adrese te kundershtarit politik shefit te opozites se majte. Nje leksik qe kapercen cdo kufi te bashkejeteses sociale kercenime qe bejne vetem kapobandat per rivalet.
Prej mbremjes se 24 dhjetorit 2010 kur nga foltorja e Kuvendit Sali Berisha do ti permendte vdekjen dhe varrimin shefit te opozites Edi Rama deri pak dite me pare ne mbledhjen e qeverise shefi i qeverise e ka thene troc ate qe do te donte tashme per kundershtarin vdekjen.
Thenie te tilla si Po te vdese do ti bej funeralin shteteror me madheshtor qe ka njohur Shqiperia dhe fjalimin me te bukur nekrologjik Une jam kryeministri i vendit dhe duhet te matet mire te garantoj se do te trajtohesh njelloj si bandat dhe trafikantet do te marre ndeshkimin ekzemplar dhe askush tjeter pervec atij ne menyre absolute do te marresh pergjigjen e merituar te nje pucisti i kam dhene ultimatum te prere se do te amnistohet cdokush tjeter pervec atij Edi Rama do te perballet me pasoja qe ai vete nuk mund ti imagjinoje etj. etj. jane zhargoni i krimineleve por kurre i politikaneve kryeministrave dhe atyre qe jane cilesuar prej ndonje ambasadori si burre shteti.
Dje morem vesh edhe publikisht ate qe kishte disa dite qe qarkullonte ne Tirane kercenimet me jete ndaj kreut te opozites. Ne rrethana me normale ky vulgaritet perfundon ne prokurori dhe maksimumi qe arrihet eshte te gjendet personi dhe te ndeshkohet. Por historia shqiptare e politikes sidomos kjo e viteve te fundit te Berishes ka prodhuar nje rrezik te ri per situata te ngjashme kercenimesh ndaj kundershtareve te tij.
Nga menyra se si Berisha ka vepruar vitet e fundit me gjithe problemet qe u jane krijuar nga njerez nga me ordineret deri tek figura politike kundershtareve te tij e kupton lehte se ai ve ne dispozicion cdo mekanizem te pushtetit per te mbrojtur njerezit qe shantazhojne ose likuidojne dhe fizikisht kundershtaret e tij. Me sjelljet dhe fjalorin prej ordineri ai prodhon nje sfond interaktiv krimi ku ndaj kundershtareve te vet krimi te mobilizohet vete duke pasur sigurine se pushteti nuk e ngacmon. Per Berishen ka rendesi te percohet mesazhi qe kush vret kundershtare politike apo njerez qe nuk jane njerez te mijte te fleje i qete se nuk do te kapet kurre. shte pikerisht kjo strategji ajo qe prodhon frike ne shoqeri dhe ben bashkepunetore vullnetare te pushtetit kunder opozites cdo idiot cdo trafikant cdo vrases cdo hajdut cdo prostitute apo dhe cdo polic politik.
Nga qendrimi i tij ai inkurajon ne distance hienat te sulen mbi cdo kundershtare te vetin qofshin keta kundershtare politikane opozitare gazetare kritik ndaj atij apo dhe institucione te shtetit qe nuk i binden pushtetit te tij. Berisha eshte frikacak te veproje vete por eshte ndoshta politikani qe trimeron me shume se kushdo tjeter banditet kontrabandistet vrasesit dhe trafikantet te bejne gjeste politike ndaj kundershtareve te tij dhe si shperblim te marrin moscenimin e tyre.
Me poshte jane vetem disa nga deklaratat e tij gjate muajit te fundit
24 dhjetor 2010
Fjalim ne Kuvend i S. Berishes
...Ne janar 2007 nje diplomat i shquar ne Tirane me vjen ne zyre per ceshtjen e certifikatave. Sapo u fut ne zyre i ra telefoni ishte Edi Rama... Pas 30 minutash sekretarja me therret te kerkon ai dhe shkova diplomati hap altoparlantin e telefonit ku degjohej Rama qe thoshte kam hyre ne greve urie.... Une i thashe vdis i thuaj. Po po vdis dhe do te vij te te hedh nje batanije...
Fjalim ne Kuvend i S.Berishes
Ne maj isha ne Zagreb kur me bie telefoni nga PE urgjent. Nje mik i imi nga Parlamenti Europian... Une i thashe Edi Rama po te doje ka nje dhome ne katin e pare ku jam une te beje greve urie aty...
Po te vdese do ti bej funeralin shteteror me madheshtor qe ka njohur Shqiperia dhe fjalimin me te bukur nekrologjik...
17 janar
Grupi parlamentar PD S. Berisha
Mediat publikuan nje video e cila sot eshte ne Prokurorine e shtetit dhe une si Kryeminister shpreha vleresimin me te madh per se pari disponibilitetin e zv.kryeministrit per te mos i njohur vetes asnje lloj imuniteti dhe per te qartesuar se dyti vleresimin tim me te madh per gatishmerine imediate te prokurorise per te hetuar kete ceshtje... Qe diten e pare une denoncova nje akt te shemtuar te ulet dhe te piste me te cilin Edvin Kristaq Rama ka falsifikuar videon. Une jam kryeministri dhe ai duhet te matet mire...
... nuk e ka llogaritur mire hesapin.
22 janar
Konference shtypi S. Berisha
...Dy fjale per Edvin Kristaq Ramen. ...Me banda bandite dhe me trafikante... te garantoj se do te trajtohesh njelloj si ata... Do te shkosh drejt atij fundi qe meriton...
23 janar
Mbledhje qeverie S. Berisha
Tani dua ti them atij ne menyre perfundimtare. Ky eshte vendimi im perfundimtar. do tentative e tij per dhune ndaj institucioneve do te marre ndeshkimin ekzemplar dhe askush tjeter pervec atij. Tentove me te rrethosh kryeministrin do te gjesh vetem ate qe meriton banditi qe te rrethon. Nuk do te merrem ne menyre absolute me asnje njeri tjeter. Paraprakisht ju them se cilido tjeter eshte i amnistuar pervec atij...
24 janar
Fjalimi ne Kuvend
Por dua tjua them edhe juve ketu ai qe rrethoi 5 ore kryeministrine per te marre karrigen e kryeministrit po tentoi heren e dyten ne menyre absolute do te gjeje ate qe nuk do te mund te tentoje me kurre ne histori. Une direkt te them mos tento me te rrethosh institucionin... Tani uroj qe te nxjerre te gjitha rrjedhojat ai zoteri.
24 janar
Takimi me Garden S. Berisha
Pucisti do te trajtohet si pucist dhe do te marre pergjigjen e merituar... E keshilloj dhe i kerkoj te mos beje me qofte dhe nje meter te vetem. Faza B do te deshtoje me me turp se faza A e skenarit etj.
25 janar
Takimi me policine S. Berisha
...Rama me njerez te hurit dhe te litarit te gurit dhe te drurit te eksplozivave u versul dhe rrethoi Kryeministrin. Ne rast se tenton edhe nje here i kam dhene ultimatum te prere se do te amnistohet cdokush tjeter pervec atij. Kjo nuk leviz... Une jam shume serioz... Rrethoi per pese ore kryeministrin e vendit duke ferkuar duart... totale dhe absolute etj.
28 janar S. Berisha
Kryepucisti rrethoi per pese ore Keshillin e Ministrave me nje grup horrash te ndryre ne bunker rrugace bandite e kriminele te armatosur me revole gure e hunj ndaj kryeministrise... Ne rast se kryepucisti Edi Rama tenton per here te dyte do te perballet me pasoja qe ia vete nuk mund ti imagjinoje...