E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor, Berisha sot jep detaje për ngjarjet e 21 janarit

Komisioni hetimor parlamentar i ngritur nga mazhoranaca dhe pa pjesëmarrjen e opozitës do të nisë nga dita e sotme mbledhjen e dëshmive të krerëve të lartë të shtetit për ngjarjet e 21 janarit.
 

Pasditen e sotme,deputetët e PD-së do kenë përballë tyre kryeministrin Sali Berisha, i cili pritet të flasë sërish me detaje për rrethimin prej pesë orës të godinës së Këshillit të Ministrave.
 

Në të njëjën kohë, gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave, pritet që komisioni hetimor të administrojë dëshmitë nga disa institucione që kanë qenë të lidhura direkt me këtë ngjarje.
 

Pak ditë më parë, mazhoranca në këtë komision i kërkoi Presidencës, Shërbimit Informative Shtetëror dhe Ministrisë Brendshme informacion në lidhje me këtë ngjarje.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›