Halimi Komisioni Hetimor per 21 janarin eshte fuqiplote
Eduart Halimi deputet i PD-se dhe kryetar i Komisionit Parlamentar Hetimor per ngjarjet e 21 janarit i cili perbehet nga gjashte deputete te partise ne pushtet beri te ditur se ky komision i ngritur eshte fuqiplote dhe do te hetoje gjithcka ka ndodhur. Duke iu referuar kerkeses per te marre nga kompanite celulare tabulatet telefonike edhe te Presidentit te vendit prokurores se Pergjithshme si dhe deputeteve socialist e liderit te tyre ai tha se kjo ishte nje e drejte e ketij komisioni. Me poshte eshte deklarata e plote e deputetit Halimi
Objekti i hetimit penal te Prokurorise krejt tjeter nga objekti i Komisionit. Prokuroria nuk ka pranuar te hape ceshtjen penale per veprime masive te dhunshme. Nuk ka pranuar te hape ceshtjen penale per marrjen e pushtetit me dhune. Komisioni Hetimor po heton ekzistencen e pucit te shtetit. Nuk ka mbivendosje per keto hetime. Komisioni Hetimor fuqiplote ne gjithe procesin e marrjes te cdo lloj dokumenti hetimor. Komisioni Hetimor Parlamentar ka kerkuar thjesht tabulatet jo permbajtjen e bisedave te kryera.
Komisioni ka kerkuar vetem skedaret per te bere transparencen e zhvillimeve te atyre diteve.
Ata qe kane frike nga transparenca te dine se ngjarja e 21 janarit do te pershkohet nga rrezja e se vertetes. Por frika nga transparenca flet vete. Ne jemi te vendosur per kete.
Ne emer te Komisionit Hetimor Parlamentar deshiroj te bej me dije per gjithe opinionin publik se
1- Objekti i hetimit penal te Prokurorise se Republikes ashtu sic e kane marre vesh te gjithe shqiptaret eshte krejt tjeter nga objekti i Komisionit Hetimor Parlamentar. Ashtu si te gjithe e dini Prokuroria nuk ka pranuar te hape ceshtjen penale per veprime masive te dhunshme te bera per te permbysur rendin kushtetues. Nuk ka pranuar te hape ceshtjen penale per veprime te dhunshme duke pushtuar me force ndertesat e institucioneve me qellim marrjen e pushtetit me dhune por ka hapur ceshtje penale vetem per kundershtim te punonjesve te policise dhe demtim te pasurise publike.
Nderkohe qe Komisioni Hetimor ne ushtrim te instrumenteve kushtetuese te hetimit parlamentar po heton veprimet e institucioneve gjate veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e rendit kushtetues marrjen e pushtetit me dhune dhe ekzistencen e pucit te shtetit. Nuk ka dhe nuk mund te ekzistoje asnje lloj supozimi per mbivendosje per keto hetime krejtesisht te ndryshme.
2- Ne punen e tij Komisioni Hetimor ka tager te plote sipas ligjit per Komisionet Hetimore Parlamentare te disponoje cdo lloj dokumenti te nevojshem dhe qe ka lidhje te qarte me kete hetim. Anetaret e komisionit dhe gjithe stafi i ketij komisioni jane fuqiplote ne gjithe procesin e marrjes ruajtjes dhe administrimit te cdo lloj dokumenti hetimor.
3- Komisioni Hetimor Parlamentar ka kerkuar nga kompanite e telefonise celulare thjesht tabulatet jo permbajtjen e bisedave te kryera apo permbajtjen e mesazheve. Komisioni ka kerkuar thjesht dhe vetem skedaret apo listat e identifikimit te thirrjeve dhe komunikimeve hyrese dhe dalese si dhe kohen e tyre per te bere transparencen e zhvillimeve te atyre diteve.
Ata qe kane frike nga transparenca per bashkebiseduesit qe kane pasur duhet te dine se ngjarja e 21 janarit do te pershkohet nga rrezja e te vertetes ne cdo qelize te saj.
Por frika nga transparenca flet vete. Ne jemi te vendosur per kete.