Flaka ndryshon stilin

Këngëtarja Flaka Krelani ka ndryshuar stilin e saj të flokëve. Fotot e saja kanë filluar që të publikohen në profilin e saj në Facebook.com.
Flaka, në fund të vitit të kaluar, ka marrë pjesë në Festivalin e RTSH-së, ku u rëndit në vendin e pestë, pavarësisht se dy vite më parë ajo ishte mbivotuar nga Alban Skenderaj.
Megjithatë, Flaka ka vazhduar karrierën duke bërë paraqitje të ndryshme në Londër, por edhe në Prishtinë.