Flakët kërcënojnë periferinë e Delvinës e parkun e Dardhës
DELVINE- Një tjetër zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e vona të mbrëmjes së sotme në periferi të Delvinës.
Forca të shumta zjarrfikësish nga Delvina, Saranda e Gjirokastra po punojnë për të vënë flakët në kontroll, pasi sic thonë ata në rrezik janë edhe banesat.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorët. Mësohet se zjarri ka disa orë që ka rënë në një zonë me shkurre.
ZJARRI NE KORCE
Ora 19:20- Dy vatra të mëdha zjarri vijojnë të jenë aktive nga pasditja e djeshme në malin e Kuq dhe malin e Kozelit, në zonën e Korcës, ndërsa aktualisht zjarri vijon të përparojë me intensitet të lartë në Qafën e Kazanit, duke rrezikuar seriozisht Parkun Kombëtar të Dardhës.
News 24 ka udhëtuar në malin e Kozelit ku situata është alarmante, ndërsa duke ju referuar burimeve zyrtare të drejtorisë së shërbimit pyjor mësohet të jenë djegur së paku 100 ha pisha.
Ndërkaq punonjësit e shërbimit pyjor si dhe ata të komunës Mollaj, janë duke u përpjekur për izolimin e vatrave të zjarrit, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është bërë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Kreu i shërbimit pyjor, Erjon Haruni teksa ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Brendshme dhe të Mjedisit, apelon për ndërhyrje nga ajri, ndërsa situata bëhet edhe më alarmante nga plasja e fishekëve dhe predhave të mbetura aty nga lufta italo-greke.
Sipas burimeve zyrtare zjarri dyshohet i vendosur qëllimisht nga banorët e zonës për hapjen e kullotave.
(m.a/News24/BalkanWeb)