Makina përplas motorrin në Rinas, vdes në spital 24-vjecari
TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Një 24- vjecar, i identifikuar si Ilir Nderu ka gjetur vdekje.
Viktima po udhëtonte me motorr në rrugën e re të Rinasit, ndërkohë që është përplasur me makinën tip ‘Benz’ me targa AA 009 KL.
Paraprakisht dyshohet se motorri i ka prerë rrugën makinës, por hetimet e policisë vazhdojnë në vendngjarje. Mësohet gjithashtu se i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë që po sot në mbrëmje, në një tjetër aksident të ndodhur në zonën e Kamzës ka mbetur i plagosur shtetasi Ismet Kokalari, i cili po udhëtonte me bicikletën e tij në momentin që u përplas nga një makinë tip ‘Benz’ me targa të huaja. Pas përplasjes dretuesi është larguar nga vendngjarja.
(ma.ar/BalkanWeb)