Pasuritë, Rama shton 800 mijë lekë, Ruçi borxh 100 mijë euro
TIRANE-Deputetët e Partisë Socialiste rezultojnë më të pasur se ministrat. Referuar deklaratës së pasurisë së Sadri Abazit bëhet e ditur se gjatë vitit 2011 ai ka shtuar një pasuri në vlerë monetare prej 174 milionë lekë. Ndërkohë që kolegu tjetër i tij, Fidel Ylli një shumë prej 630 mijë eurosh. Kurse për kolegun e tyre, Tom Doshi, viti 2011 nuk ka qenë aq me fat sa i përket financave, pasi në llogaritë e tij bankare rezulton një pakësim në vlerën 115 milionë lekë.
Ndryshe nga deputetët e tij, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është më i varfër. Në llogarinë e tij bankare ai ka mundur të shtojë vetëm 800 mijë lekë. Kurse Ledion Ruçi, djali i kreut të grupit parlamentar socialist, rezulton borxhli në shumën prej 100 mijë eurosh. Nga ana tjetër, ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi bëhet e ditur se ka nënshkruar një kontratë porosie për ndërtim banese me dy kate dhe një kat nën tokë me sip.ndërtimi në çdo kat 288 m2 me vlerë 7.2 mln lekë.
Po keshtu Gazeta Shqiptare publikon dhe pasurite e djalit te kryeministrit, kreut te qeverise, dhe disa ministrave nen titujt 'Bien të ardhurat e Shkëlzenit,
Berisha shton 1 mln lekë cash' si dhe 'Ruli 150 mijë euro shtëpi në Farkë, Naço 6.5 mln lekë'. Gjitashtu e perditshmja pershkruan dhe pasurite e kryeprokurores, djemve te disa politikaneve, femijet e ish-presidentit Topi etj. Per me teper lexoni sot Gazeta Shqiptare.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)