E Hënë, 2 Nëntor 2026

Flakët përfshijnë apartamentin në Astir, vetëm dëme materiale

Një zjarr ka përfshirë një apartament në Astir. Ashtu siç duket nga pamjet e dërguara në redaksinë e RTSH-së, shihet se flakët kanë prekur apartamentin në zonën e Astirit në kryeqytet.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupet zjarrëfikëse që po përpiqen të shuajnë zjarrin dhe izoluar ato në mënyrë që të mos përhapen më tej.

Deri më tani bëhet e ditur se ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz, ndërsa pritet në vijim të dalë në dritë edhe shkaku i rënies së zjarrit si dhe dëmeve konkrete materiale.

Lajmi në përditësim….

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›