E Diel, 1 Nëntor 2026

Flakët përfshijnë mjetet e punës së një kompanie private në Mamurras, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm ka përfshirë mbrëmjen e së mërkurës mjetet e punës të një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e guroreve në Mamurras.

Flakët kanë shkrumbuar disa ekskavatorë dhe mjete të tjera të rënda pune, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Kjo është hera e dytë që kompania përballet me një ngjarje të tillë

Rasti është denoncuar pranë autoriteteve, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin shkaqet e zjarrit dhe të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›