SPAK zbarkon në terren për dosjen “Balluku”, agjentët e BKH-së kontrolle në banesa dhe zyra në Tiranë e Durrës

SPAK ka zbarkuar sërish në terren në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”. Me vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake Erion Çela, agjentët e BKH-së kanë ushtruar katër kontrolle në banesa dhe zyra në Tiranë e Durrës.
Kontrollet vijnë vetëm një ditë pasi Prokuroria e Posaçme zgjati me tre muaj hetimet për këtë procedim.
Burime bëjnë me dije se në vijim pritet që në SPAK të paraqitet edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, për t’u njohur me vendimin për zgjatjen e hetimeve.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/