E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Flamur Noka denoncohet se krijoi tensione në dy qendra votimi në Elbasan, policia nis hetimet

Drejtuesi politik i koalicionit  “Bashkë Fitojmë“, deputeti Flamur Noka është denoncuar në polici se ka shkaktuar incidente në dy qendra votimi. Rastet janë raportuar rreth orës 17:00.

Policia njofton se “ deputeti Noka ishte futur në QV-në e fshatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar”.

Sipas policisë nga ana e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e efektivëve, ndërsa rastet janë raportuar në prokurori ku dhe vijojnë hetimet për verifikimin e rasteve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›