E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pezullohet votimi në shkollën “Ali Myftiu” në Elbasan, shkak konflikti me kryetares së komisionit dhe sekretares

Në shkollën “Ali Myftiu” në Elbasan është pezulluar procesi i votimit. Sipas gazetarit të RTSH, Omer Saraçi raporton se është pezulluar votimi në QV me nr. 2361 pas një konflikti mes kryetares së komisionit dhe sekretares që i përkasin partive politike të PS dhe “Bashkë Fitojmë”.

Lidhur me bashkitë e tjera, në Belsh dhe Cërrik votimi vijon i qetë.

Në Elbasan gjithashtu ka pasur disa incidente lidhur me praninë e përfaqësuesve të partive politike në qendrat e votimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›