E Martë, 3 Nëntor 2026

Flamur Noka në Përmet: Arritëm të mbajmë gjallë PD dhe të kthejmë flamurin e mbajtur peng për 3 vite!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka zhvilloi një takim me drejtuesit lokalë dhe simpatizantë në Përmet. Noka u shpreh se sot jemi më të fortë dhe më të pathyeshëm se kurrë. Ai theksoi gjithashtu se arritën te mbajnë lart partine demokratike per 3 vite duke rikthyer flamurin simbol qe u ishte marre peng.  

“Jemi mbledhur sot në qytetin e Përmetit si njerëz të lirë, të bindur në idealin tonë , të bashkuar më shumë se kurdoherë. Jemi sot të mbledhur dhe jemi të pashitur, jemi të pa kapur, jemi të pathyeshëm së bashku dhe ja dolëm bashkë të përballojmë presionin më të madh dhe më të pashembullt të Edi Ramës dhe të regjimit të tij. Sot jemi më të fortë se kurrë ja dolëm në këto 3 vite të mbajmë partinë demokratike gjallë, ja dolëm të mbajmë opozitën gjallë. Ne ja dolëm të rikthejmë edhe flamurin tonë që na ishte rrëmbyer dhe ishte marrë peng nga Edi Rama. Bota e kundërshtarëve tanë është e gjitha e konturuar rreth ligësisë, rreth babëzisë , rreth vjedhjes dhe rreth korrupsionit. Nga ai kamp Shqipëria ka parë vetëm të zeza në 11 vite. Mediat prestigjioze ndërkombëtare po i tregojnë botës Shqipërinë e vërtet dhe fytyrën e vërtet të Edi Rames dhe narkoregjimit të tij”, u shpreh Noka.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›