E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamur Noka padit në Gjykatë Sajmir Tahirin

30-04-2013 / Gazeta 55

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka depozitoi sot në Gjykatën e Tiranës një padi civile për shpifje ndaj deputetit socialist Sajmir Tahiri.
Pak ditë më parë Tahiri publikoi në rrjetin social ‘Facebook’ disa fotografi, në të cilat ai pretendon se ministri Noka kishte takuar shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarin kryesor të Policisë për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj. Në reagimin e saj të hershëm, Ministria e Brendshme, hodhi poshtë si të pavërteta deklarimet e deputetit socialist, mbi një takim të ministrit, me njerëz që kanë lidhje me biznesmenin Arben Frroku, ndërsa lajmëroi ngritjen e një padie civile për shpifje.
Pasi është dënuar disa herë për akuzën e shpifjes, deputeti socialist, Sajmir Tahiri pritet të marrë një dënim tjetër, akoma edhe më rëndë për shpifjet dhe akuzat e pavërteta drejtuar ministrit të Brendshëm, Noka.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›