E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: KQZ funksionon edhe me 4 anëtarë, palët të gjejnë zgjidhje me dialog

30-04-2013 / Gazeta 55

Kreu i prezencës së OSBE-së, ambasadori Eugen Wollfarth reagoi për situatën e krijuar në KQZ, si shkak i shkarkimit të një anëtari dhe dorëheqjes së dy të tjerëve. Ambasadori Wollfarth apelon për dialog mes palëve, në mënyrë që partitë politike në Shqipëri të zgjidhin “ngërçin” e krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Në këto kushte kur KQZ-ja ka mbetur me 4 anëtarë, cila është zgjidhja e ofruar prej jush, ose cilën shikoni si zgjidhjen më të mirë: zëvendësimin e anëtarëve, vazhdimin në këtë mënyrë apo riformatimin?

Çështja e KQZ-së duhet të jetë në krye të axhendës. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së theksoi ditët e fundit se nevojitet dialog dhe ndërveprim mes partive politike për të bërë të pamundurën për rritjen e besueshmërisë dhe ligjshmërisë së KQZ-së. Kjo nevojitet për zgjedhje të mbara dhe për një proces të mbarë zgjedhor. Gjithashtu, kjo është një thirrje e fortë për të dyja kampet politike që të bëjnë, në mënyrë konstruktive, atë që nevojitet për të siguruar një proces të mirë të përgatitjes së zgjedhjeve, me përfshirjen e të gjitha kampeve. Tani është shumë e rëndësishme që qeveria, pra shumica, të bëjë përpara për të krijuar një atmosferë që lejon për hapa të mëtejshëm, ashtu sikurse është e rëndësishme që opozita të paraqesë pjesë konstruktive të këtij dialogu, për të plotësuar anëtarësinë e KQZ-së. Ky ndërveprim është shumë i nevojshëm. Zgjedhjet janë caktuar për më 23 qershor. Që të jenë zgjedhje të suksesshme për vendin, ato duhet të respektojnë rregullat demokratike dhe pjesë e tyre është, qartësisht, një KQZ plotësisht funksionale dhe plotësisht e legjitimuar. Pra, më lejoni të ritheksoj: duhet të punohet për të rritur besueshmërinë dhe ligjshmërinë e KQZ-së. Ajo mund të funksionojë siç është tani, por duhet bërë më shumë dhe për këtë nevojitet ndërveprimi pozitiv i partive politike”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›