E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamur Noka raporton në Komisionin e Sigurisë: Zbulueshmëria e krimit është në nivel rekord

05-02-2013 / Gazeta 55

Ministri i Brendshëm: Shqipëria nuk është më vend tranzit i drogave të forta


Ministri i Brendshëm, Flamur Noka raportoi një situatë të rendit të përmirësuar gjatë vitit që shkoi. Zbulueshmëria është në nivel rekord, u tha ai deputetëve të komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare. Përkundër shifrave që opozita ka servirur më media ditët e fundit kohët e fundit, ministri vlerësoi lart Policinë e Shtetit. Deputeti socialist Arben Isaraj tha se “Noka duhej të fliste për politikat çfarë është bërë e do bëhet për parandalimin e krimit”. Nga ana e tij ministri Noka i është përgjigjur duke thënë se: “më keni thirrur për gjendjen, jo për politikat”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të opozitës, ministri i Brendshëm hodhi poshtë si sajesë ngritjen e një dege të Agimit të Artë në Sarandë. “Agimi i Artë nuk ka asnjë lidhje me territorin shqiptar”- tha ai. Por për deputetin socialist Ben Blushi, megjithëse niveli i krimit në vend është i lartë qeveria ka sjellë në kuvend një ligj që rrit numrin e personave që mbajnë armë, çfarë për ministrin e Brendshëm nuk qëndron. Ligji për armët u miratua më herët në komisionin parlamentar të Ligjeve, ku Partia Socialiste deklaroi votën e saj kundër. Seanca dëgjimore me ministrin e Brendshëm Noka do të vijojë javës që vjen. Paraprakisht ministri foli dhe për zgjedhjet e 23 qershorit, për të garantuar se Policia e shtetit do të qendrojë në pozicionin që i dikton kodi zgjedhor, e angazhuar për mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor sipas standardeve ndërkombëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›