E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamuri kosovar, pse disa se duan?

Share

Nga Halil Matoshi

Shteti është brend, kurse flamuri fotografi – ikonë e tij. Flamuri kosovar nuk është vetëm simbol që na e përkujton se çishim dje, por edhe çdo të jemi nesër. Fuqia e tij simbolike duhet të na mbajë bashkë në komb. Sipas Ernest Gelnerit, fuqia dhe prestigji i një kombi varen nga përqindjet e rritjes ekonomike, e jo nga madhësia e hartës që arrin ta lyejë me ngjyrën e vet.

Shteti është struktura më e lartë organizative e një shoqërie, kurse simbolet shtetërore janë fotografi të dendësuara që përmbledhin tërë kujtimet, krenarinë dhe dhembjen, festat dhe zitë.

Simbolet kombëtare shprehin pëlqimin, dëshirat, lojalitetin, solidarësinë dhe miqësinë qytetare, përbashkësinë.

Shteti është brend, kurse flamuri ikonë e tij, që të bën të shohësh sikur janë ringjallur përpjekjet, kujtimet, luftërat për liri, heronjtë, sakrificat dhe ndjenja e përkatësisë.

Flamuri kosovar nuk është vetëm simbol që na e përkujton se çishim dje, por që duhet të na mbajë bashkë në komb edhe nesër.

Nën këtë flamur kosovarët mësyjnë të bëjnë vepra të mëdha të përbashkëta, edhe në të ardhmen. Ai është kujtesë, përkatësi, truall dhe shtëpi e përbashkët, besim e ekzaltim, që të bën të ngrihesh në këmbë e ta ndalësh frymën në çast.

Flamuri është fotografia e kulluar (ikona) e kombit, si një bashkësi njerëzore e imagjinuar dhe shoqëri politike e mbështetur në ligj. Mirëpo shumica e kosovarëve në njërën anë i qasen me emotivitet e jo racionalitet flamurit shqiptar (që konsiderohet kombëtar) e në anën tjetër e ndërlidhin flamurin kosovar (që duhet të perceptohej si flamur kombëtar) me mosfunksionalitetin e shtetit të së drejtës, me qeverisjen e keqe, pra me pushtetin e korruptuar.

Pra nuk është dizajni i flamurit (figurat e forta dhe agresive) ajo që e bën një komb të madh dhe të respektueshëm nga të tjerët si brend, por shteti i së drejtës dhe ekonomia e zhvilluar, diplomacia moderne, shoqëria që ndan vlerat e përbashkëta europiane, liritë qytetare dhe të njeriut, arsimi, kultura, sporti…

Fuqia ikonike e flamurit rritet sa më shumë që qytetarëve u rritet mirëqenia, vetërespekti, sa më shumë që janë të lumtur. Nuk është dukja vizuale e flamurit ajo që shpreh krenarinë e qytetarëve, por është krenaria e tyre ajo që reflekton fuqinë e flamurit…

Politika është art i së mundshmes e jo i së dëshiruarës, është veprimtari racionale e jo emotive, por shumë kosovarë, për më tepër janë pengje të së shkuarës, pengje të emocioneve, dëshirave të projektuara, pra besojnë në mite, duke u arratisur nga realiteti i hidhur dhe i leckosur.

Sipas Ernest Gelnerit, fuqia dhe prestigji i një kombi varen nga përqindjet e rritjes ekonomike, e jo nga madhësia e hartës që arrin ta lyejë me ngjyrën e vet.

Po të ishte Kosova një shtet që prodhon siguri e mirëqenie, liri e standarde demokratike, shkollë të mirë e shërbime cilësore shëndetësore, shanse të barabarta dhe mundësi për ta ndjekë ëndrrën jetësore, brende për tregun e lirë, qytetarët e saj, jo që do ta donin këtë flamur, por do ta bartnin në gji, do të përkuleshin para tij, do të ishin krenarë si zviceranët, ose britanikët, ose si kombi më i fuqishëm në botë, ai amerikan…

Kur Ismail Qemali e kishte prezantuar flamurin kombëtar të shqiptarëve gjatë shpalljes së Pavarësisë, rezistenca ndaj tij ishte po kaq e ashpër.

Dum Babën brohorisnin shumë shqiptarë, që donin të thoshin se e donin sulltanin dhe flamurin osman.

Se duam flamurin e kaurëve protestonin ata.

E tmerrshme si sot pas njëqind vjetësh, kur shumë kosovarë se duan flamurin blu-verdhë-bardhë!

Sepse e duan një tjetër flamur, me pretendimin se ky nuk i përfaqësuaka.

Kjo do të thotë se ata ose nuk i janë luajalë shtetit kushtetues, të cilit ia paguajnë taksat, ose janë të konfuzionuar e të kurthuar në nocione të panjohura për ta siç është fisi, etnia, populli, dhe shteti-komb?

Çe do kur kosovarëve nuk u ecën me flamujt.

Një flamur kuq-zi që e pati dizajnuar themeluesi i shtetit kosovar, Ibrahim Rugova, disa kosovarë e patën djegur publikisht.

As ai nuk u binte tamam!?

Faik Konica flamurin kombëtar e definonte si simbol që mund ta kuptojë syri dhe zemra. Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara te një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke u valëvitur, flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundër fqinjëve, nuk janë kujtime lakmish dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimëri të gjata e të forta që kanë lënë gjurmë në letërsinë e gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët.

Kur shteti ngrihet në brend dhe ndërton imazhin e vet si fotografi pozitive në publik, si subjekt dhe njëkohësisht si mëvetësi e qartë e atij subjekti, kuptimësohet duke e plasuar atë imazh në publik.

Kështu flamuri i atij shteti shfaqet si informata e parë, kuptimplotë, që ngjall respekt për atë subjekt.

Imazhi i një shteti si fotografi, dhe ndjesi asociative krijohet në vetëdijen e njerëzve sapo ta shohin ose ta përmendin atë subjekt (shtetin.)

Samuel Huntington mendon se në fazën e hershme të nacionalizmit, identiteti nacional rëndom përcaktohej në korniza fetare, kurse në shekujt 19 dhe 20 ideologjia nacionaliste e zëvendësoi fenë duke zënë vendin e së shenjtës.

Duke qenë se identiteti nacional në paraqitjen e tij të jashtme përfaqësohet nga simbolet kombëtare, afërmendsh që flamuri në një mënyrë merr fuqinë e simbolit fetar. Huntington e definon flamurin kombëtar si diçka që për qytetarët është lëndë e respektit patriotik, simbol i gjithçkaje që është një vend, institucioneve të tij, të arriturave, regjistrit të gjatë të trimave të rënë, ai është historia e së kaluarës së një vendi dhe premtim i ardhmërisë së tij.

Sa për ilustrim, flamuri kombëtar i Kanadasë, shpesh i njohur me emrin “Gjethi i panjës”, dhe l’Unifolié, është një flamur i kuq me një katror të bardhë në mes, dhe në qendër ka një gjeth panje. Adoptimi i tij më 1965 shënoi herën e parë që një flamur kombëtar u adoptua zyrtarisht dhe zëvendësoi Flamurin e Unionit. Flamuri kombëtar kanadez e zëvendësoi Flamurin e Unionit më 15 shkurt, 1965; kjo ditë sot festohet çdo vit si Dita Kombëtare e Flamurit.

Porse atë flamur e duan të gjithë qytetarët kanadezë, pra kombi i mirëqenë identifikohet me të…

Një gjeth panje në flamur, do të ishte hajgare për ata kosovarë që shtiren si patriotë të flakët dhe duan ti bindin të tjerët se historia nis e bitiset me ta!?

Ndërkaq që kosovarët duke e identifikuar shtetin me pushtetin abuziv dhe të kalbur nga krimi e korrupsioni, nuk e duan flamurin e tyre, sepse ai reflekton fytyrat e urryera të qeveritarëve plëngprishës.

Për më keq, kosovarët nuk kanë një ditë kombëtare për ta nderuar flamurin dhe, madje as 17 Shkurtin si ditëlindje të shtetit nuk e festojnë më!?

Kosovën e ka kapluar zymtësia, lodhja deri në mo

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›