E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamuri palestinez u ngrit në selinë e UNESCO-s

Flamuri palestinez u ngrit për herë të parë mbi selinë e UNESCO-s në Paris.

Presidenti palestinez, Mahmud Abass ndoqi ceremoninë, vetëm disa javë pasi Palestina fitoi anëtarësimin në UNESCO, që ishte agjencia e parë e OKB-së e cila pranoi Palestinën si një anëtare të plotë.

Palestina u pranua pas një votimi më 31 tetor, një veprim që nxiti SHBA-të të ndërpresë fondet për këtë agjenci.

Palestinezët gjithashtu janë duke kërkuar anëtarësimin e plotë në OKB, por Washingtoni ka kërcënuar të vërë veton ndaj një lëvizje të tillë, duke thënë se para kësaj duhet të arrihet një marrëveshje me Izraelin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›