E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet dhoma e tmerrit në një seminar islamik në Pakistan

Zyrtarët thanë se policia në jug të Pakistanit ka gjetur 68 studentë të lidhur me zinxhirë dhe të mbajtur në një bodrum të një seminari islam.

Hetuesi policor, Nadem Raof, tha se studentët, të moshës 4 deri në 54 vjeç, u gjetën të hënën vonë, gjatë një sulmi në një seminar në periferi të Karachit.

Ai tha se prindërit i kishin regjistruar studentët për reformimin e tyre, sepse disa prej tyre ishin të varur nga droga dhe disa ishin të sëmurë mendorë.

Disa studentë i thanë policisë se ata ishin torturuar dhe se organizatorët kanë dashur t’i trajnojnë ata si luftëtarë xhihadistë.

Policia arrestoi një klerik në seminar, ndërsa katër të tjerë arritën të arratiseshin.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, ka urdhëruar policinë në Karachi që të filloi hetimet rreth këtij rasti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›