E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri prezantohet para policisë: Ju i hapët rrugën Shqipërisë drejt Europës. Zero tolerancë ndaj hashashit

Share

Flamur Noka është prezantuar gjatë ditës së sotme si ministër i Brendshëm para drejtuesve të Policisë së Shtetit. Noka gjatë fjalës së tij, e mbushur me tone propagandistike, ka thënë se arritjet e Policisë së Shtetit në këto vite janë shumë të rëndësishme dhe ajo duhet të ecë në këtë rrugë për tu bërë më efikase në luftën ndaj krimit të organizuar.

Policia e Shtetit hapi e para dyert e Shqipërisë drejt Europës, duke treguar që shteti ligjor është në shërbim të qytetarit. Arritja më e madhe janë kartat e identitetit me një teknologji të lartë, si dhe lufta ndaj trafiqeve dhe krimit të organizuar. Sot Shqipëria është në nga vendet që ka respektuar të gjitha detyrimet e Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve, dhe kjo falë punës së Policisë së Shtetit, dhe tolerancës zero për të gjitha rastet e kalimit të paligjshëm të kufirit, tha Noka.

Në vizitën e parë si kreu i Ministrisë së Brendshme, Flamur Noka tha se vendi nuk është më transit i drogave të forta, por nuk do të ketë asnjë tolerim për mbjelljen e hashashit. Duke u ndalur në sezonin turistik, ministri i sapoemëruar ka kërkuar shtimin e masave në sigurinë ndaj pushuesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›