E Diel, 1 Nëntor 2026

Gabove më 8 maj? Atëherë qërohu dhe jep dorëheqjen ti dhe Lulzim Basha

Share

Pohimi i Arben Ristanit se në zgjedhjet e 8 majit ka gabuar në lidhje me vendimin për përcaktuesin e fituesit në Bashkinë e Tiranës, ka sjellë reagimin e deputetit socialist, Erion Braçe, që shprehet se tashmë nuk ka më arsye që ai të qendrojë në krye të KQZ-së.

“Arben Ristani paska thënë se vendimi me të cilin shkatërroi zgjedhjet e 8 majit në Tiranë, ka qenë gabim.

Bravo! Tani jep dorëheqjen dhe shporru nga administrate zgjedhore.

Vlerësimi amerikan se, “në Shqipëri është minuar besimi i popullit për ndryshimin me votë të qeverisjes” i dedikohet “gabimit” tënd.

Ndaj shporru, shprehet deputetit socialist.

Por, përveç Ristanit, Braçe shprehet se duhet të japë dorëheqjen edhe Lulzim Basha, duke qenë se ka një mandat të dhënë gabim.

Ndërkohë, ne nuk kemi vetëm një ish-ministër të pagjykuar për procedurë.

Ne paskemi edhe kryetarin e bashkisë së kryeqytetit të emëruar pas një vendimi që ka qenë Gabim.

Quhet Lulzim Basha dhe duhet të dorëhiqet, thotë Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›