Flamuri shqiptar do të hiqet nga shkolla në Tetovë

Flamur gjigant shqiptar i cili për dhjetë ditë po qëndron i shtrirë mbi objektin e ri të shkollës “Vëllezërit Migjeni” në Drenoc të Tetovës do të largohet gjatë ditës së nesërme.
Drejtori i shkollës Arif Ceka ka thënë për “Telma” se flamuri është vendosur pa dijeninë e udhëheqësisë së shkollës, pasi shkolla ka përfunduar me mësime nga data 10 qershor, shkruan zhurnal.
Flamuri ka qenë i vendosur për shkak të mbajtjes së një turneu futbolli që mbahet për nder të dëshmorëve të UÇK-së./Indeksonline/