4 persona arrestohen në Tiranë në protestat kundër Erdoganit

Katër persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës gjatë një proteste në mbështetje të protestave në Turqi. Protesta e cila, sipas policisë, ishte e paligjshme, pasi nuk ishte marrë leje, po zhvillohej në sheshin Nëne Tereza, ku të pranishëm ishin rreth 30 protestues. Këta të rinj mbanin në duar parulla si “Poshtë fashizmi”.
Protesta po mbahej për t’u solidarizuar me drejtësinë e protestave në Turqi në të njëjtin moment kur një lëvizje e re politike PLSHR po zhvillonte një tjetër tubim, por ata në mbështetje të Erdoganit, raporton Panorama.
Mësohet se dhjetëra të rinj janë mbledhur për të protestuar në mbështetje të protestuesve në Turqi në rrugën Myslim Shyri./Indeksonline/